Cili Është Djathi më i Shëndetshëm? – Vlerat Për Rënien nga Pesha

3.1k 0

Djathi është i pasur me proteina dhe kalcium, por nuk duhet tepruar sepse ka po ashtu shume kalori.

Ekspertët sugjerojnë se ka disa djathëra që i bëjnë mirë shëndetit tonë. Ricota është djathi më i shëndetshëm sipas tyre.

Ky djathë ka përqendrim të lartë të proteinës së hirrës, e cila absorbohet lehtësisht nga trupi.

Për ata që duan të formojnë muskuj, ndërkohë që nuk duan të shëndoshen ky është djathi më i përshtatshëm për t’u ngrënë.

Ricotta prodhohet nga hirra e qumështit të deles, lopës dhe dhisë.

Sipas eksperteve, djathërat më të fortë, si parmigiano, pecorino ose gouda, janë gjithashtu ndër opsionet më të shëndetshme, kur konsumohen pa e tepruar.

Këto djathëra përmbajnë më pak ujë dhe janë më të përqendruar.

Gjithashtu kanë më shumë kalcium dhe njerëzit ngopen më shpejt me sasi të vogla nga këto djathëra.

Po ashtu ka edhe djathëra të mirë për menaxhimin e peshës.

Djathërat që janë të pasur me proteina dhe më pak yndyrë janë opsione të shkëlqyera për njerëzit që nuk duan të shëndoshen, si p.sh djathi zviceran, djathi cheddar dhe ricotta./Burimi:EuroNews