Pse Konsumi I Ushqimeve Pikante Ju Bën Të Djersiteni?

462 0

Disa kafshata nga ushqimi i juaj i preferuar pikant dhe ju menjëherë goditeni nga një ndjesi e njohur, djersitja.

Është normale të përjetosh pak djersitje ndërsa konsumoni ushqime djegëse.

Megjithatë, ju mund të pyesni veten se si funksionon ky fenomen dhe nëse mund të bëni ndonjë gjë për të ndaluar djersitjen.

Lexoni artikullin e më poshtëm nga AgroWeb.org për të mësuar më tepër rreth kësaj çështjeje.

Pse ushqimi pikant ju bën të djersiteni?

Shpesh djersitja ndërsa konsumoni një vakt pikant ndodh thjesht për shkak të disa përbërjeve në ushqimin tuaj. Por në raste të rralla, mund të jetë edhe një shenjë e një problemi shëndetësor.

Kapsaicina

Shumë ushqime pikante bëhen me spec djegës, të cilët përmbajnë kapsaicinë.

Është pikërisht kapsaicina që u jep specave atë lloj djegësie dhe shkakton pak djersitje.

Ka shumë të ngjarë të vini re djersitje të qafës dhe kokës kur konsumoni ushqim pikant, por mund të vini re edhe djersitje të shtuar nën sqetull.

Ndonjëherë shkaku mund të jetë një problem shëndetsor

Disa probleme shëndetësore mund të shkaktojnë djersitje teksa hani.

Njerëzit me diabet që kanë zhvilluar komplikime si neuropatia (dëmtimi ose mosfunksionimi i një ose më shumë nervave) mund të jenë të prirur të djersijnë teksa hanë, veçanërisht gjatë ngrënies së djathit.

Djersitja mund të shkaktohet edhe nga sindroma Frey, një çrregullim i rrallë neurologjik ku njerëzit priren të djersiten vetëm në njërën anë të faqes ose pas veshit.

Gjendja zakonisht shkaktohet nga ndonjë traumë në gjëndrën e pështymës.

Si të ndaloni djersitjen kur hani ushqime pikante?

Mënyra më e thjeshtë dhe më efektive për të zgjidhur këtë problem është duke shmangur ushqimin pikant.

Ndëra opsioni tjetër më i mirë nëse nuk dëshrioni të hiqni dorë nga ushqimi pikant është të përdorni antidjersë.

Ajo bllokon gjëndrat e djersës dhe mund të ndihmojë në reduktimin ose minimizimin e djersitjes në vende të caktuara.

Kur këshillohet të vizitoni mjekun tuaj?

Të djersitesh pak nga një vakt pikant nuk është shkak për shqetësim por ia vlen të konsultoheni me mjekun tuaj nëse djersa duket e tepërt ose e ndryshme nga e zakonshmja.

Ju gjithashtu duhet të njoftoni mjekun tuaj nëse dyshoni se djersitja lidhet me probleme shëndetsore si diabeti ose sindroma Frey./AgroWeb.org