A Është E Dëmshme T’i Krihni Flokët Kur Janë Ende Të Lagur?

807 0

Nuk ka ndjenjë më të mirë sesa të kaloni nëpër flokë një krehër. Mund të duket sikur jeni në një ëndërr, derisa ktheheni në realitet nga tërheqja dhe këputja e flokëve tuaj, të kapura nyje në krehër.

Dëmtimi i flokëve dikur ishte diçka që ne e lidhnim me nxehtësinë ose kimikatet, por duhet të dini se edhe veprimi i thjeshtë i krehjes mund të shkaktojë dëm serioz nëse nuk jeni të kujdesshëm.

Ka kaq shumë mendime rreth mënyrës më të mirë për të krehur flokët, sa disa burime madje thonë se nuk duhet t’i krihni fare.

Kështu, ajo që dikur dukej si hapi më i lehtë i rutinës së bukurisë, ka çuar në disa polemika të nxehta dhe në një pyetje të rëndësishme: a është e dëmshme t’i krihni flokët kur janë ende të lagur?

Ashtu si shumë aspekte të tjera të kujdesit të flokëve, përgjigja për këtë pyetje është shumë e kushtëzuar dhe bazohet në strukturën e flokëve tuaj.

Për t’ju ndihmuar të kuptoni se cila është mënyra më e mirë për ta bërë këtë, AgroWeb.org ju fton ta zbuloni më poshtë.

A është e sigurt krehja e flokëve të lagur?

Për shumë njerëz, krehja e flokëve të lagur është pjesë e rutinës së tyre pas dushit.

Por në disa raste, kjo mund të bëhet e dëmshme për shëndetin e flokëve tuaj dhe të shkaktojë këputjen e tyre.

Për ata me flokë të drejtë, krehja e flokëve të lagur mund të shkaktojë më shumë dëm sesa krehja flokëve të thatë.

Kur flokët janë të lagur janë më të ndjeshëm dhe krehja në këtë moment mund t’i tërheqë dhe këpusë ato.

Duhet të dini se flokët janë më të fortë kur janë të thatë, ndaj krehja në këtë moment nuk ka të njëjtin impakt.

Ndërsa për ata me flokë kaçurrelë apo me onde, ndodh e kundërta.

Kushdo që është përpjekur t’i krehë kaçurrelat, mund të dëshmojë se sa e vështirë është krehja e tyre kur janë të thatë.

Ky lloj floku krihet më lehtë kur është i lagur, duke parandaluar kështu tërheqjen dhe këputjen e tyre.

Ekspertët tanë pajtohen me mendimin se për të gjitha llojet e flokëve, parandalimi i dëmtimit të tyre fillon që në dush.

Ata këshillojnë të përdorni shampon dhe zbutësin e duhur.

Sa shpesh duhet t’i krihni flokët?

Kjo varet nga ju dhe preferenca juaj personale, si edhe nga lloji i flokëve që keni.

Krihini flokët kur është vërtetë e nevojshme, lajini ato çdo tre ditë në varësi të lloji të flokut.

Ekspertët këshillojnë t’i krihni flokët duke filluar nga poshtë lart. Ju gjithashtu mund t’i ndani flokët në seksione për ta bërë më të lehtë krehjen, veçanërisht tek flokët kaçurrelë.

Nëse jeni duke përjetuar këputje ose rënie të flokëve, konsultohuni me dermatologun tuaj./AgroWeb.org