Kunefe – Ëmbëlsia Unike E Kadaifit Me Krem

1.4k 0

Është një ëmbëlsirë krejt e veçantë, e cila përgatitet krej lehtë dhe shpejt.

Përgatitet me kadaif, krem djathi dhe sherbet dhe emri i saj është Kunefe.

Kjo ëmbëlsirë unike me prejardhje nga vendet e Lindjes ka një shije mahnitëse dhe është ideale për t’u përgatitur në raste të veçanta festash e gëzimesh familjare por edhe në ditë të zakonshme gjithashtu.

AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë përgatitjen e Kunefes në shtëpi, një mënyrë për të ëmbëlsuar veten dhe më të dashurit tuaj në familje por edhe miqtë dhe të afërmit.

Përgatitja e  Kadaifit me Krem Djathi dhe Sherbet

500 gr kadaif

200 gr gjalpë i freskët

300 gr krem djathi

Një filxhan kafeje me qumësht

Për shurupin

300 ml ujë

500 gr sheqer

Lëngu i një gjysme kokrre limoni

Përgatitja

Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon që të copëtoni kadaifin në copëza e fije të holla.

Në vijim, shkrini gjalpin dhe hidhjani sipër duke e përzjerë mirë në mënyrë të gjitha copëzat e kadaifit të lyhen me të.

Më pas, lyeni një tepsi ose tavë me pak gjalpë në të gjithë sipërfaqen e saj.

Shtroni aty gjysmën e masës së kadaifit.

Më pas, AgroWeb.orb ju udhëzon të shtroni kremin e djathit të cilin për t’u bërë edhe më shumë kremoz e holloni edhe me pak qumësht.

Në vijim, shtroni shtresën tjetër të kadaifit.

Dhe futeni të piqet në furrë të parangrohur me 180 gradë për 30 minuta derisa sipërfaqja e kadaifit të marrë ngjyrë portokalle në të kuqërremtë.

Shurupi

Hedhim në një tenxhere sheqerin dhe ujin.

E lëmë derisa sheqeri të shkrihet dhe të vlojë deri sa të masa të krijohet në formën e shurupit.

Shtoni lëngun e limonit.

Shurupin e ngrohtë por jo shumë të nxehtë ia hedhim kadaifit të pjekur menjëherë në momentin që del nga furra dhe është i nxehtë.

Shurupi duhet të hidhet i ngrohtë në mënyrë që kremi i djathit me të cilin kemi mbushur kadaifin të jetë kremoz.

Sipër, sipas preferencës mund t’i hidhni arra, bajame apo fistikë./AgroWeb.org