Rinia E Përjetshme – A Ka Tashmë Një Përgjigje Për Sfidën E Shkencëtarëve?

615 0

Njerëzit në Evropë sot mund të jetojnë deri në moshën 81.3 vjeçare, rreth 35 vjet më shumë se ata të shekullit të 19-të.

Megjithatë, mjekët pajtohen se cilësia e jetës në pleqëri nuk ka mbajtur të njëjtin ritëm me jetëgjatësinë.

Shumë njerëz i kalojnë vitet e pleqësisë duke jetuar me sëmundje mendore ose fizike të shkaktuara nga procesi i plakjes.

Shëndeti i dobët në pleqëri përbën një barrë të madhe dhe në rritje për sistemet sociale dhe shëndetësore.

Vetëm sëmundja e Alzheimerit prek më shumë se 4.9 milionë njerëz në Evropë. Ndërsa sëmundjet dhe çrregullimet e sistemit nervor dhe trurit sjellin një kosto vjetore prej rreth 800 miliardë euro në Evropë, sipas shifrave të vitit 2010.

Pyetja është, si mund t’i jepet zgjidhje sëmundjeve që fillojnë nga kanceri e përfundojnë tek sëmundjet e sistemit nervor.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me disa mënyra tek të cilat shkencëtarët kanë besim se mund të jenë zgjjidhja në të ardhmen.

Çfarë kanë zbuluar deri më tani kërkimet?

Shumë prej studiuesëve i kanë varur shpresat tak një proces biologjik i njohur si autofagjia.

Të gjitha qelizat përdorin këtë poces për të pastruar veten nga materialet toksike.

Ndërsa plakemi, ky proces kryhet me më pak efikasitet duke çuar në shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme dhe në fund vdekjen e qelizave, që njihet si nekrozë.

Nekroza kontribuon në shfaqjen e tumoreve, sëmundjeve të mëlçisë, goditjes në tru, sëmundjeve të zemrës dhe sëmundjeve si Alzheimeri dhe Parkinsoni.

Studimet në këtë fushë janë në fillimet e tyre. Megjithatë shumë sugjerojnë se ndërhyrja në këto procese, mund të zgjasë mbijetesën e qelizave dhe të përmirësojë cilësinë e jetës edhe në pleqëri.

Deri më tani, disa kërkime shkencore kanë evidentuar gjenet kryesore përgjegjëse për këto procese.

Si ndikon grumbullimi i toksikinave

Me kalimin e moshës dhe ngadalësimin e këtyre proceseve, mitokondritë e dëmtuara fillojnë të grumbullohen në qelizat nervore.

Ky grumbullim është toksik, duke shkaktuar një përgjigje inflamatore që çon në dëmtimin e qelizave dhe në vdekje.

Kjo është një humbje progresive e qelizave nervore funksionale, që shkakton shfaqjen e sëmundjeve neurodegjenerative.

Shkencëtarët përmes punë së tyre, janë munduar të deshifrojnë mekanizmat e saktë për të zëvendësuar sekuencat e gjeneve që nxisin nekrozën me ato që mbështesin autofagjinë e shëndetshme deri në pleqëri.

Hani më pak, jetoni më gjatë

Një mënyrë e njohur për të nxitur autofagjinë është përmes kufizimit të kalorive.

Në eksperimentet që përfshijnë kafshët dhe njerëzit, studiuesit kanë zbuluar se reduktimi i ushqimit ose kufizimi i orëve të konsumit, mund të ndihmojë.

Kur ushqimi u kufizua, u vu re se qelizat e organizmit filluan të konsumojnë materialin e tyre të tepërt, për të gjeneruar energji.

Me fjalë të tjera, për të ruajtur veten, qelizat detyrohen të kryenjë në një gjendje detoksifikuese autofagjie.

Parandalimi i sëmundjeve

Problemi me kufizimet e ushqimit është se në përgjithësi njerëzit nuk i pëlqejnë ato.

Dhe çdo përpjekje për të reduktuar marrjen e ushqimit ka tendencë të jetë afatshkurtër.

Pra, kur bëhet fjalë për rritjen e autofagjisë, ndërhyrjet farmaceutike janë një perspektivë shumë më realiste.

Prof. Partridge, e cila ka studiuar mekanizmat themelorë që nxisin autofagjinë tek kafshët, shpreson se kjo do ta çojë ekipin e saj më afër zhvillimit të polipilulës.

Ajo thotë se në të ardhmen ilaçi mund të jetë i disponueshëm njëlloj si ilaçet që sot merren për zemrën.

Për më tepër ato mund të parandalojnë sëmundjet shumë kohë përpara se të shfaqen.