Studimi: “COVID-i I Zgjatur” 30% e Njerëzve Kanë Pasoja Afatgjata 

271 0

Studime të shumë janë kryer rreth efekteve të Covid-19 dhe shumë vijojnë të kryhen me qëllim kuptimin se si ky virus prek dhe ndikon në organimzin tonë.

Dhe duket se ky virus i prek njerëzit në mënyra të ndryshme dhe disa janë më të rrezikuar.

Studimi më i ri nga Universiteti i Karolinës në Los Angelos (UCLA), hedh më tepër dritë rreth simptomave të zgjatura të virust.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me përfundimet e këtij studimi.

Çfarë zbulon studimi i UCLA?

Përfundimi në të cilën dolën studiuesit e UCLA, ishte se rreth 30% e pacientëve me COVID-19, zhvilluan gjendjen e njohur si COVID-19 i zgjatur.

Ata studiuan rastet midis prillit 2020 dhe shkurtit 2021 dhe zbuluan se një pjesë e këtyrë rasteve zhvilluan për një kohë të gjatë COVID.

Diagnoza u përcaktua nga rapotimet e pacientëve në studim. Ata raportuan se simptomat zgjatën për rreth 60-90 ditë pas infektimit ose shtrimit në spital.

Simptomat më të vazhdueshme ishin lodhja dhe gulçimi. Në mes tyre, 16% raportuan se kishin humbur shqisën e nuhatjes.

Kërkime të mëparshme janë kryer po ashtu për simptomat e vazhdueshme të këtij virusi, por gjetjet në mes tyre ndryshojnë.

Një pjesë e mospërputhjes së këtyre studimeve mund të jetë për faktin se ende nuk ka një përkufizim zyrtar për COVID-in e zgjatur.

Cilët ishin individët më të rrezikuar?

Ekipi i hulumtuesëve i UCLA në bazë të demografisë dhe shenjave klinike zbuloi se njerëzit që u shtruann në spital, ata me diabet dhe personat obezë, kishin më shumë gjasa të zhvillonin COVID-in për një kohë të gjatë.

Mosha e vjetër dhe statusi socio-ekonomik nuk u shoqëruan me zgjatjen e simptomave të COVID-19.

Një surprizë sepse këto karakteristika shpesh lidhen me sëmundje të rënda dhe rrezik më të lartë të vdekjeve.

Përse ky studim është i rëndësishëm?

Ky studim ilustron nevojën për të ndjekur popullata të ndryshme të pacientëve, për të kuptuar trajektoren e COVID.

Gjithashtu edhe për të vlerësuar se si faktorë të tillë si sëmundjet para-ekzistuese, faktorët sociodemografikë, statusi i vaksinimit dhe lloji i variantit të virusit ndikojnë në llojin dhe zgjatjen e simptomave të COVID./AgroWeb.org