Frutat Dhe Perimet Sipas Muajve – Produktet E Sezonit Me Çmimin Dhe Shijen Më Të Mirë

2.6k 0

Një mënyrë e thjeshtë për të kursyer është të blini frutat dhe perimet e stinës, koha kur ato janë me bollëk.

Jo vetëm që do të kurseni, por duke qenë se janë në kulmin e sezonit ju do të shijoni më tepër freskinë e tyre.

AgroWeb.org ju njeh me një udhëzues me perimet e çdo stine, që mund t’ju ndihmojë të gjeni ofertat më të mira të produkteve për gjatë gjithë vitit.

Janar

Në këtë muaj të acartë dimri blini: brokoli, lakra brukseli, lakër, lulelakër, qitro, lakër jeshile, presh, limon, portokall, majdanoz, mandarina dhe rrepa.

Shkurt

Blerjet më të mira të shkurtit janë të ngjashme me ato të janarit: brokoli, lakrat e Brukselit, lakra, lulelakra, agrumet, lakra jeshile, preshi etj.

Mars

Marsi ndryshon disi listën e sezonit me angjinaret, marulen, kërpudhat, ananasin. Megjithatë mund të gjeni edhe shumë nga produktet e shkurtit.

Prill

Muaji i parë i pranverës sjell angjinare, shparg, brokoli, lulelakër, presh, marule, kërpudha, ananas, rrepka dhe bizele.

Maj

Lista fillon të zgjatet në maj me kajsi, angjinare, shparg, qershi, marule, mango, bamje, ananas, rrepka, bizele, luleshtrydhe dhe kunguj të njomë.

Qershor

Qershori mirëpret verën dhe sjell më tepër fruta si kajsitë, boronica, pjepër, qershi, misër, kivi, marule, mango, pjeshkë, luleshtrydhe, shalqi dhe kunguj të njomë.

Korrik

Korriku sjell kajsi, manaferra, boronica, pjepër, misër, tranguj, bishtaja, kivi, marule, mango, bamje, pjeshkë, speca, kumbulla, mjedër, luleshtrydhe, domate, shalqi dhe kungulleshka.

Gusht

Edhe në këtë muaj shumë produkte janë sit ë korrikut me kajsi, boronica, pjepër, misër, tranguj, patëllxhan, fiq, bishtaja, kivi, mollë, marule, mango, bamje, pjeshkë, speca, mjedra, domate, shalqi dhe kunguj të njomë.

Shtator

Ditët ende të ngrohta të shtatorit sjellin mollët, panxharin, pjeprin, lulelakrën, patëllxhanin, fiqtë, rrushin, bishtajat, marulet, mangot, kërpudhat, bamjet, specat, hurmat, shegët, kungujt, spinaqin, patatet, dhe domatet.

Tetor

Muaji i parë i plotë i vjeshtës sjell mollë, panxhar, brokoli, lakrat e Brukselit, lakër, lulelakër, boronicë, rrush, presh, marule, kërpudha, majdanoz, hurma, shegë, kunguj, spinaq, patate të ëmbla, rrepë dhe kunguj dimëror.

Nëntor

Nëntori është koha për të blerë panxhar, brokoli, lakra brukseli, lakër, lulelakër, boronicë, presh, kërpudha, portokall, majdanoz, dardha, hurma, shegë, kunguj, spinaq, patate të ëmbla, mandarina, rrepë.

Dhjetor

Në dhjetor raftet e stinës mbajnë brokoli, lakrat e Brukselit, lakra, lulelakra, qitro, lakra jeshile, presh, kërpudha, portokall, majdanoz, dardha, shegë, patate të ëmbla, mandarina dhe rrepë.

Kini parasysh se…

Pavarësisht se çfarë stine është, bananet, selinoja dhe patatet janë gjithmonë të shijshme dhe gjithmonë një blerje e mirë.

Shumë nga frutat dhe perimet në këtë listë mund të ruhen nëse i ngrini. Ndaj blijini me shumicë gjatë sezonit, në mënyrë që t’i shijoni gjatë gjithë vitit./AgroWeb.org