Rrush Turshi – Receta e Lehtë që Duhet të Provoni

1.9k 0

Ruajtja e frutave dhe perimeve është një mënyrë e shkëlqyer për të pasur një gjithnjë një shije të këtyre produkteve në shtëpi.

Kjo është e dobishme, veçanërisht në kohët kur dëshironi që frutat tuaja të preferuara të jenë të disponueshme edhe jashtë sezonit.

Kjo recetë që AgroWeb.org sjell sot për ju, mundëson ruajtjen e rrushit për një kohë të gjatë, ju mund t’i shtoni një tas me kos, tërshërë apo edhe akullore.

Gjithashtu mund t’i shtoni në një sallatë dhe t’i shoqëroni me një copë bukë.

Për ta bërë këtë ju duhen vetëm disa përbërës të thjeshtë si sheqeri, rrushi dhe uji.

Sigurohuni vetëm që të përdorni rrush jeshil e të freskët, për rezultatet më të mira. Fruti duhet të jetë i fortë, dhe pak i papjekur.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me hapat dhe përbërësit e duhur.

Përbërësit

  • 1,3 litra ujë
  • 450 g sheqer
  • 1 kg rrush i freskët

Përgatitja

Lani rrushin nën ujë të rrjedhshëm, më pas merrni kavanozët e sterilizuar prej qelqi.

Vendosni rrushin e larë në kavanozat e qelqit.

Ndërkohë hidhni ujin në një tenxhere, shtoni sheqerin dhe ziejini derisa të përftohet një shurup i lehtë.

Pas kësaj shpërndani shurupin në kavanozë.

Mbyllini mirë me kapak, vendosini në një tenxhere të madhe, shtoni ujë të nxehtë dhe lërini të vlojnë për rreth 20 minuta që të mbyllen më mirë.

Hiqni me kujdes kavanozët pasi do të jenë të nxehtë dhe lërini të ftohen.

Kavanozët mund të ruhen në një ambient të ftohtë dhe të errët deri në një vit. Dhe nëse i hapni, ruajini ato në frigorifer. /AgroWeb.org