Temperatura e Lartë – Çfarë po Përpiqet t’ju Tregojë Trupi?

1.3k 0

Një temperaturë më e lartë se mesatarja jo gjithmonë do të thotë se diçka e keqe po ndodh.

Por nëse temperatura është një simptomë e re dhe ndikon në cilësinë e jetës tuaj, mund të jetë një tregues se diçka nuk po shkon siç duhet.

AgroWeb.org në këtë artikull ju njeh me disa nga shkaqet më të zakonshme se pse ndjeni të nxehtë.

Tiroidet

Nëse shpesh ndjeni të nxehtë, mund të keni hipertireozë. Një gjendje ku trupi juaj prodhon me tepri hormonin e tiroides.

Simptomat përfshijnë nxehtësi, pamundësi për t’i bërë ballë temperaturave të ngrohta ose djersitje të shtuar. Arsyeja e saktë pse sekretimi i tepërt i hormonit të tiroides çon në këto simptoma është ende i paqartë.

Megjithatë mund të ketë lidhje me një rritje të hormoneve të quajtura katekolamina. Këto hormone shkaktojnë një zgjerim të enëve të gjakut, duke bërë që gjaku të rrjedhë më shpejt dhe të shkaktojë ndjesinë e nxehtësisë.

Stresi

Kur përjetoni një ngjarje stresuese, gjëndra juaj mbiveshkore sekreton katekolamina (specifikisht epinefrina dhe norepinefrina).

Katekolaminat, jo vetëm që rrisin vigjilencën mendore dhe forcën e muskujve, por gjithashtu rrisin rrahjet e zemrës, presionin e gjakut dhe frymëmarrjen. Kjo gjë bën që  temperatura e trupit tuaj të rritet.

Ovulimi

Gjatë periudhës së ovulimit, rritet prodhimi i hormonit të quajtur progesteron, i cili shakaton rritje të temperaturës.

Edhe pse temperatura juaj mund të rritet në një shkallë të vogël, ajo është e mjaftueshme që ju të ndjeni parehati.

Menopauza

Afshet e nxehta dhe djersitja gjatë natës ndodhin para dhe gjatë menopauzës, për shkak të ndryshimit të niveleve të hormoneve, si estrogjeni dhe progesteroni. Çekuilibri midis këtyre hormoneve çon në rritje të nxehtësisë trupore.

Kafeina

Konsumi i tepërt i kafeinës, stimulon çlirimin e katekolaminave, të cilat shtojnë rrahjet e zemrës, presionin e gjakut dhe frymëmarrjen. Ky mund të jetë një nga shkaqet që mund të rrisin temperaturën e trupit tuaj.

Shtatëzania

Ndjenja e nxehtësisë është një simptomë e zakonshme kur prisni një fëmijë.

Gjatë shtatëzanisë, estrogjeni arrin nivelet e tij më të larta. Ai zgjeron enët e gjakut dhe gjeneron më shumë rrjedhje të gjakut nëpër to, gjë që rrit teperaturën e trupit.

Shtatzënia gjithashtu çon në një rritje të vëllimit të gjakut, gjë që e bën zemrën të punojë edhe më shumë. Me këtë impuls të përshpejtuar temperatura e trupit rritet.

Gjithashtu trupi juaj thith edhe nxehtësinë që prodhon foshnja.

Jeni duke marrë ilaçe të caktuara

Shumë lloje ilaçesh si ato kundër depresionit, antihistaminikët, antipsikotikët dhe diuretikët, mund të rrisin ndjesinë e nxehtësisë në trupin tuaj.

Kjo sepse ilaçet mund të ndërhyjnë në procesin normal që trupi juaj ndjek për të rregulluar temperaturën.

Çfarë mund të bëni?

Nëse rritja e temperaturës është një simptomë e re që po ju pengon në jetën tuaj të përditshme, është e mundur që ju mund të jeni duke përjetuar një nga faktorët e renditur më sipër.

Por në vend që të vetë-diagnostikoheni, konsultohuni me mjekun, i cili mund t’ju ndihmojë të adresoni shqetësimet tuaja./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.