Tabletë në vend të injeksioneve – A është efektive kundër infeksioneve?

629 0

Infeksionet e traktit urinar janë ndër më të ndërlikuarat për t’u zbuluar e trajtuar. Ato ndodhin për shkak të baktereve që luftojnë mbrojtjen natyrale të trupit tuaj duke shkaktuar probleme të ndryshme. Ato mund të prekin veshkat, fshikëzën e urinës dhe tubat që kalojnë nëpër të.

Disa nga simptomat më të zakonshme përfshijnë:

  • nevojë e shpeshtë për të urinuar
  • dhimbje, ose ndjesi djegieje gjatë urinimit
  • një dëshirë e papritur për të urinuar
  • urinë e turbullt, me erë të fortë që mund të përmbajë gjak
  • ndjesia se fshikëza nuk është plotësisht e zbrazur
  • temperaturë 38 ºC ose më të lartë etj

Njerëzit me infeksione urinare kronike përjetojnë më shumë se tre infeksione çdo vit.

Infeksionet e përsëritura shpesh trajtohen duke përdorur antibiotikë, të cilët mund të ndryshojnë mikrobiotën e zorrëve dhe të shkaktojnë efekte anësore negative.

Escherichia coli uropatogjene, e cila shkakton rreth 80% të infeksioneve, po bëhet gjithnjë e më rezistente ndaj antibiotikëve që përdoren zakonisht.

Për këtë arsye, mënyrat e reja për trajtimin dhe parandalimin e këtyre infeksioneve rezistentë ndaj antibiotikëve, janë shumë të rëndësishme.

Së fundmi studiuesit duket se e kanë një mjet luftues në dorë, me të cilin AgroWeb.org ju njeh me të në vazhdim.

Çfarë janë vaksinat në formë tablete dhe a janë funksionale kundër infeksioneve të traktit urinar?

Në një studim të ri në të cilin AgroWeb.org mbështetet, studiuesit zhvilluan një vaksinë në formë tablete që vendoset nën gjuhë dhe vepron duke ju mbrojtur nga këto infeksione.

Studiuesit zbuluan se vaksina e tyre e re pati efikasitet të ngjashëm me antibiotikët oralë me doza të larta, por me më pak efekte negative në mikrobiomën e zorrëve.

Ata vunë re se vaksina rriti përgjigjet e antitrupave dhe se ajo mund të përmirësonte gjendjen duke trajtuar dhe parandaluar një bakter specifik që shkakton infeksion.

Megjthatë, vaksina arriti të kishte ndikim vetëm tek  80% e baktereve patogjene, përfshirë edhe stafilokokun. /AgroWeb.org