Lëngu plot proteina me banane dhe gjalpë kikiriku

2k 0

Nëse po kërkoni për një lëng që do t’ju mbajë të ngopur për një kohë të gjatë dhe nuk kërkon një listë me përbërës të shumtë, kjo është receta e duhur!

Falë përbërësve të përdorur, ky lëng ju ofron jo vetëm vitamina e minerale, por edhe shumë proteina.

Gati vetëm në 5 minuta, ndiqni më poshtë recetën nga AgroWeb.org dhe provoni t’a përgatisni që sot.

Përbërësit

  • 1 banane
  • 30g tërshërë
  • 180ml qumësht
  • 2-3 lugë gjalpë kikiriku
  • Nëse dëshironi mund të shtoni edhe:
  • 1 grusht spinaq
  • 1 lgj fara liri
  • 1-2 lgj mjaltë
  • 1/4 lç kanellë të bluar

Përgatitja

Vendosini të gjithë përbërësit në një mikser dhe përziejini derisa të përftoni një masë të njëtrajtshme dhe kremoze.

Shtoni më shumë qumësht që masa të hollohet, dhe banane ose tërshërë nëse dëshironi që lëngu të trashet.

Shërbejeni menjëherë. /AgroWeb.org