1.6k 0

Hekuri me kaldajë Philips PerfectCare – Karakteristikat që do t’ju bëjnë ta dashuroni këtë pasije

Hekurosja është nga ato detyrat e shtëpisë që thjesht duhen bërë! Për disa është një proçes terapeutik, e për disa të tjerë e kundërta.

Për ta lehtësuar këtë punë, sigurisht që ju duhet një hekur i përshtatshëm, kështu edhe procesi nuk do të jetë i mërzitëshm apo i vështirë.

Një ndër llojet që mund të zgjidhni për të lehtësuar punën, është edhe hekuri Philips PerfectCare.

I pajisur me teknologjinë OptimalTemp, procesi i hekurosjes nuk do të jetë më i mundishëm!

AgroWeb.org ju fton të zbuloni më poshtë të gjitha karakteristikat e pabesueshme që hekuri Philips PerfectCare ofron për ju.

Mund të hekurosni çdo lloj materiali

Teknologjia OptimalTemp nënkupton që s’keni më nevojë të ndërroni temperaturën për t’ju përshtatur materialeve të ndryshme.

Gati në dy minuta, ju do të mund të hekurosni lloje të ndryshme rrobash, duke filluar që nga xhinset e deri tek mëndafshi me një temperaturë.

Mund të hekurosni në mënyrë vertikale

PerfectCare Elite mund të gjenerojë avull, duke e bërë atë perfekt për hekurosjen e rrobave të varura, apo edhe të perdeve. Dendësia e avillt varion nga 280 gr në 330 gr. Ndërsa presioni 5.3 në 5.8.

Ju mund të hekurosni me avull materialet delikate prej mëndafshi, si dhe pjesët e vështira për tu hekurosur. Depozita e tij e ujit ka një kapacitet prej rrth 1.8 l, gjë që siguron hekurosje për një kohë relativisht të gjatë.

Ka një peshë shumë të lehtë

Mbajtja e tij në dorë nuk do t’ju lodhë aspak, pasi pesha e tij është super e lehtë.

Largon të gjitha rrudhat me vetëm një lëvizje

Hekuri gjeneron një sasi të fuqishme, të vazhdueshme dhe të njëtrajtshme të avullit. Me shpejtësi depërton në material duke bërë që rrudhat të zhduken pa shumë mund.

Fikje automtike

Falë këtij opsioni, ju nuk do të shqetësoheni më nëse keni dalë për pazar dhe keni harruar hekurin në prizë! E kjo pasi hekuri pas një kohe të caktuar mos përdorimi ka aftësinë të fiket automatikisht.

Vetëlargon mbetjet që shkaktojnë kalçifikim

Falë sistemit Smart Calc-System, hekuri juaj do të ju sinjalizojë kur ka nevojë për pastrim nga kalcifikimi, mjafon të shtypni opcionin ‘Calc-Clean’ dhe ai do të bëjë punen për ju. Kjo është një karakteristikë fantastike, pasi në këtë mënyrë hekuri juaj siguron më tepër jetëgjatësi. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.