2.2k 0

Si të Njihni dhe të Blini Makaronat më të Mira

Të gjata, të shkurtra, të lëmuara ose me brazda, sot flasim për makaronat, një nga ushqimet e preferuara për shuëm njerëz në mbarë botën.

Në tregun e makaronave oferta është shumë e gjerë, dhe cilësia e tyre dhe çmimi variojnë. Janë disa faktorë që ndikojnë në cilësinë e mirë të makaronave si lloji i grurit dhe kultivimi i tij, vijëzimi dhe tharja, ngjyra dhe konsistenca, e madje edhe aftësia e tyre për të mbajtur në mënyrë perfekte salcën.

Si të zgjidhni produktin më të mirë në treg pa u konfuzuar nga etiketat me ngjyra? AgroWeb.org iu njeh me disa këshilla.

Çfarë duhet të keni parasysh para se të blini?

Për të zgjedhur makaronat, është e rëndësishme të shikoni tre elementë.

Përbërja

Lënda e parë është thelbësore kur flasim për ushqimin dhe sigurisht makaronat nuk bëjnë përjashtim. Një kokërr e rritur në mënyrë organike, pa pesticide apo aditivë padyshim që do të “prodhojë” një makarona më cilësore sesa një kokërr e trajtuar me kimikate që përshpejtojnë rritjen e saj. Kokrra perfekte për makarona cilësore është një përzgjedhje e grurit të fortë me një përmbajtje proteine ​​që varion midis 12.5 dhe 15%.

Forma dhe ngjyra

Ky është momenti i dytë vendimtar në prodhimin e makaronave. Ngjyra e bronztë është një tregues shumë më i mirë, i cili iu tregon për edhe që shija e makaronave do të jetë fantastike. Gjithashtu forma e tyre ka rëndësi për llojin e salcës që do t’i shtoni. Pasi format e shkrutra e mbajnë më mirë salcën ehollë sesa format e gjata, dhe anasjelltas.

Tharja

Momenti i fundit dhe vendimtar në ciklin e prodhimit të makaronave, faza e tharjes ndikon fuqishëm në cilësinë e produktit final. Tharja mund të bëhet në tre mënyra:

Cikli i “tharjes së ngadaltë”

Pa dyshim metoda më e mirë, për të mbajtur pothuajse plotësisht të paprekura vetitë ushqyese të grurit.

Cikli i temperaturës së lartë

Po flasim për një metodë industriale që përdoret shpesh për të ndrequr përmbajtjen e ulët të proteinave të miellit me cilësi të ulët.

Cikli i temperaturës shumë të lartë

Zgjat vetëm 3-4 orë me temperatura që tejkalojnë 100°C. Që është edhe më e keqja nga pikëpamja cilësore. Ku struktura e glutenit dhe proteinat ndikohen nga temperatura të tilla të larta. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.