Për shumë persona ritja e bimëve është një njdesi tepër shpërblyese. Në fund të fundit, është mirë të kesh një shtëpi plot me bimë të bukura. Ngjyrat dhe veçoritë e tyre unike mund ta bëjnë dhomën të ndihet më e gjallë dhe e ngrohtë. Por nga ana tjetër, mund të jetë tepër zhgënjyese kur bimët nuk rriten ashtu siç pritej ose vyshken pa ndonjë arsye të dukshme. Kjo mund të jetë si rezultat i disa gabimeve të zakonshme që pothuajse të gjithë bëjnë me bimët e tyre të shtëpisë. Në këtë artikull AgroWeb.org iu njeh me veprimet e dëmshme që duhen shmangur.
Kërkoni rreth bimës së preferuar përpara se ta blini
Pavarësisht se sa shumë e dëshironi një bimë, nëse shtëpia juaj nuk i mundëson kushtet e rritjes së saj atëherë me shumë mundësi nuk do të ketë një jetë të gjatë.
Nuk kujdeseni rregullisht
Nëse udhëtoni shumë ose punoni me orë të gjata, atëhere duhet të rimendoni për zgjedhjet që bëni rreth bimëve. Shumë bimë kërkojnë një kujdes konstant, prandaj edhe në këtë rast bëni mirë të zgjidhni atë lloj që nuk ka nevojë për shumë vëmendje dhe kujdes.
Përdorimi i ujit të rubinetit
Uji i rubinetit mund të jetë i lirë, por nuk është zgjidhja optimale për bimët. Përdorni më mirë ujë të distiluar, pa natrium, sepse grumbullimi i kripës është helmues për pothuajse të gjitha bimët e shtëpisë. Ose blijeni të gatshëm ose ziejeni vetë dhe përdoreni 24 orë pas zierjes.
Mos fekondimi i bimëve
Ky hap neglizhohet sepse nuk duhet ta bëni shpesh, por mos harroni të fekondoni bimët tuaja. Vendosni një alarm në mënyrë që të mbani mend se kur duhet të fekondoni bimët tuaja. Mbani nmend se shumë bimë shtëpiake nuk duhet të fekondohen gjatë muajve të dimrit.
Nuk merrni parasysh drejtimin e dritës së diellit
Është shumë e rëndësishme të kuptoni se nga cili drejtim vjen drita në shtëpinë tuaj. Kjo mund të përcaktojë gjithashtu se në cilën dhomë do ta vendosni bimën tuaj. Ekspozimi i bimës në juglindje nuk është aq i volitshmë sa në veriperëndim, për shembull.
Nuk jeni i durueshëm
Ju mund të ndiheni të frustruar ose të hiqni dorë nga rritja e tyre sepse mendoni se nuk po rritet shpejt. Por duhet të dini se jo çdo bimë rritet shpejt dhe shumë kërkojnë kohën e tyre.
Injorimi i lagështisë
Ata që jetojnë në klimë të thatë duhet të mbajnë parasysh nivelet e lagështisë kur blejnë bimë. Nivelet e lagështisë në shtëpinë tuaj do të ndikojnë në shëndetin afatgjatë të bimës tuaj, veçanërisht nëse ato kanë origjinë tropikale.
Nuk rimbillni
Zëvendësimi i vazos së vjetër me një të re, dhe ndoshta edhe më të bollshme nëse vini re që bima juaj është rritur shumë, është një hap i domosdoshëm për rritjen e shëndetshme të saj.
Harroni të largoni pluhurin nga gjethet
Pastrimi i pluhurit të bimëve është një punë e përditshme, sepse maksimizon procesin e rritjes. Pluhuri mund të bllokojë rrezet e diellit, gjë që ngadalëson fotosintezën, që është procesi me të cilin bimët e gjelbra përdorin për të sintetizuar ushqimet nga dioksidi i karbonit dhe uji.
Vendosja e bimëve në majë të një kondicioneri ose burimeve të nxehtësisë
Nëse keni mbajtur bimë mbi kondicionerin ose ngrohësin tuaj, zhvendosini ato. Bimët janë qenie të gjalla. Temperatura ndikon në shëndetin e tyre, veçanërisht nëse origjina e një bime është në një klimë të nxehtë ose të ftohtë. /AgroWeb.org
Lini një Përgjigje