Rimëkëmbja Natyrale pas Alkolit

890 0

Dhimbjet e kokës, barkut dhe drobitja fizike e shpirtërore janë disa prej simptomave që godasin më fort pas një feste të tepruar me alkolin. Shkencëtarët janë në mëdyshje mbi shkaktarët e plotë të këtyre simptomave.

Disa janë të mendimit se alkoli prish ritmet biologjike të organizmit, ndërsa disa të tjerë fajësojnë mungesën e papritur të tij. Kërkimet shkencore sugjerojnë se papastërtitë e alkolit të distiluar shkaktojnë të vjella. Sa më e ëmbël pija alkolike, aq më shumë papastërti ka ajo. Vera e kuqe dhe birra janë veçanërisht toksike.

Dhimbja e kokës që përjetoni pas një nate të shfrenuar me alkol vjen si pasojë e dehidratimit dhe përpjekjeve të trupit për të rregulluar nivelet e alkolit në gjak pas pirjes. Alkoli është diuretik dhe e than organizmin nga lëngjet. E vetmja mënyrë për të shmangur këto simptoma është të hiqni dorë nga pija.

Kura që funksionon vërtet është padyshim koha. Simptomat zhduken pas 8 deri në 24 orësh. Gjatë kësaj kohe mund të bëni dy gjëra: të prisni ose të ndiqni këshillat e AgroWeb.org mbi mënyrat natyrale për të shmangur dhimbjen e kokës, të vjellat dhe ndjesinë e shëmtuar të këputjes që ju shoqëron gjatë ditës.

Pini ujë. Hidratimi është i rëndësishëm kur pini alkol. Pini shumë ujë ndërmjet gotave alkolike. Nëse e shmangni këtë këshillë, të nesërmen do të zgjoheni me ndjesinë e thatësirës totale në organizëm. Pini sa më shumë ujë që të hidratoheni dhe të largoni papastërtitë nga sistemi.

Pini lëngje. Uji nuk mjafton. Pini lëngje të pasura me elektrolite, pije për atletë, lëngje të arrës së kokosit dhe supa që të rimëkëmbni nivelet e kripës dhe kaliumit që keni humbur. Një këshillë e suksesshme është konsumimi i një luge me vaj ulliri përpara se të dilni nga shtëpia. Ngrënia e picave ose ushqimeve me yndyrë ka një efekt të ngjashëm.

Yndyrnat rrethojnë zorrët dhe parandalojnë përthithjen e shpejtë të alkolit. Hani sheqer në kohën që jeni duke pirë. Fruktoza përshpejton metabolizmin e alkolit dhe pakëson rrezikun e shfaqjes së simptomave të këqija të nesërmen. Mos hani sheqer përpara se të pini sepse fruktoza metabolizohet shpejt. Provoni të pini edhe lëng portokalli shqeto mes gotave me alkol.

Ushqehuni. Mos hiqni dorë nga mëngjesi. Elektrolitet në ushqim rigjallërojnë sistemin e dehidratuar dhe plotësojnë kaloritë e humbura. Megjithatë merreni shtruar.

Një ushqim me yndyrna përpara pirjes së alkolit ndihmon por të nesërmen do të keni nevojë për ushqime që treten lehtë. Buka e thekur thuhet të ndihmojë në filtrimin e papastërtive, megjithatë nuk ka studime shkencore që e provojnë këtë teori.

Xhenxhefil. Për shekuj me rrallë, njerëzit kanë konsumuar xhenxhefilin për të pakësuar të vjellat. Xhenxhefili i kristalizuar pas një nate me alkol bën shumë mirë.

Kërkimet shkencore kanë provuar se një kombinim mes xhinxherit, pjesës së brendshme të lëkurës së mandarinës dhe sheqerit kaf përpara pirjes së alkolit pakëson të vjellat.

Një studim ka treguar që konsumimi i 1600 NJN të ekstraktit të fikut të detit pesë orë përpara pirjes së alkolit pakëson rrezikun e simptomave me 50%, megjithatë kjo teori është akoma në fazën eksperimentale.

Rrini në shtrat. Mungesa e gjumit i përkeqëson gjërat. Flini, dremitni, pushoni. Trupi ka nevojë për kohë që të marrë veten. Gjatë kësaj kohe mundohuni të hidratoheni sa më shumë dhe të riktheni nivelet e kaliumit, sheqerit dhe sodiumit në organizmin e lodhur.

AgroWeb.org ju sugjeron

Përzieni një lugë çaji me kripë me 8 lugë çaji me sheqer në 5 gota me ujë.

Shtoni gjysëm gote me lëng portokalli ose çerek gote me banane të shtypur.

Vendoseni lëngun në një vend të freskët dhe pijeni gjatë ditës.

Vlerat e këtij lëngu zgjasin 24 orë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.