AgroCon Albania – Cilësia superiore që nderon Shqipërinë në Evropë

500 0

Prodhim i një cilësie krejt të veçantë. Produkte të çertifikuara. Varietete kultivarësh të mbushura me vlera natyrale. Perime shumë të kërkuara jo vetëm në Evropën Lindore dhe Qendrore, por edhe në tregjet perëndimore. Qartësisht, ka qene një vit shumë i mbarë për prodhimet e serrës AgroCon Albania.

Ende pa mbushur vitin, serra gjigande prej 30 hektarësh në Krutje të Lushnjes po kapërcen pritshmëritë, duke u shndërruar në një sukses të padiskutueshëm në agrobiznesin shqiptar. Pas prodhimit të parë prej 90 ton kastravec Triunfo F1 e pjepri të një supercilësie, kompania AgroCon Albania u bë e para në Shqipëri e çertifikuar me standardin e lartë të cilësisë dhe sigurisë ushqimore, GlobalGAP.

Sezoni i prodhimit të vjeshtës sapo ka nisur. AgroCon Albania vijon suksesin, fryt i një pune plot pasion. Sasia e pritur për prodhim ka një shtritje kohore nga muaji Tetor deri në Dhjetor 2016.

Me një kualitet tepër të lartë dhe çmim shumë konkurues, produkti i fermës është kthyer në një nga më të kërkuarat në treg. Cilësitë ushqyese, kujdesi i treguar në rritje si dhe paketimi krijon mundësinë që produkti i ofruar të jetë gati për t`u tregtuar drejt konsumatorit përfundimtar në tregtimin me pakicë.

Për më tepër, cilësia e ofruar ka bërë të mundur që AgroCon Albania të jetë e vetmja kompani e çertifikuar me GlobalGAP GGN:4056186669025 për prodhimin dhe eksportin e fruta perimeve.

Në vazhdim dhe nën kujdesin e rritjes nëpërmjet proceseve bio-natyrore, prodhimi i rradhës është Domate e tipit Agro 420, me një sasi të pritshme realizimi prej 400 ton. Çertifimi i këtij produkti sipas standarteve GlobalGAP është në proces dhe përfundon në fund të muajit Tetor. Drejtori i Shitjeve të AgroCon Albania, Roland Kadiu shprehet për AgroWeb se çertifikimi i ka dhënë një shtysë shumë të madhe volumit të eksporteve të kompanisë duke ngjallur interes jo vetëm nga tregjet ekzistuese, por edhe nga një valë partnerësh të rinj. “Varietetet e kastravecit Triunfo dhe Charisma që kultivojmë në AgroCon janë me emër në tregjet e huaja dhe ka kërkesa gjithnjë e më në rritje. E njëjti fakt vlen edhe për domaten e varietetit Agro”, – thotë me krenari Roland Kadiu nga AgroCon Albania.

AgroCon Albania, si pionerë në fushën e agrikulturës në Shqipëri vazhdon të investojë në zinxhirin e vlerës të produkeve që ajo ofron. Çertifikimi i produkteve GlobalGAP, ndërtimi i magazinës me një sipërfaqe prej 2700m2 dhe përdorimi i teknologjisë më të fundit, ju ofron mundësinë të gjithë operatorëve të shitjes si në Shqipëri por edhe jashtë vendit, të kenë një partner biznesi të sigurt dhe të vazhdueshëm me AgroCon Albania.

Kjo cilësi superiore prodhimi me standardet më të larta ka bërë të mundur që Agrocon tashmë të fillojë eksportin, në drejtim jo vetëm të Evropës Lindore dhe Qendrore, por edhe në tregjet perëndimore.

Domatet – Produktet e Arta të AgroCon Albania

Janë të sapopjekura e kuqëlojnë nga jashtë e brenda. Në periudhën prej 15 Tetorit e deri në fund të Dhjetorit, AgroCon parashikon një prodhim prej plot 400 ton të Domates Agro 420. Është një prej varieteve më cilësore e më të kërkuara. Një kokërr domate e këtij varieteti arrin një peshë prej 200 deri 220 gramë, plot vitamina e minerale natyrale.

Jo më kot francezët e quajnë “Molla e Dashurisë”, italianët “Molla e artë”, e në disa zona në Shqipëri ‘molla t’arta’. Domatja është një nga frutat më të rëndësishëm të tryezës tonë. Falë cilësisë së lartë, domatet, apo ‘mollat e arta’ të Agrocon Albania, së shpejti do të mbajnë kurorën e merituar të çertifikimt GlobalGAP.

Ndërkohë, të çertifikuar tashmë me standardin GlobalGAP, prodhimi i kastravecit në fermën Agrocon Albania parashikohet rreth 50 ton nga varieteti Triunfo dhe 100 ton nga varieteti Charisma.


Prodhimi i Agrocon nuk ndalet. Kompania po ben planifikimin e mbjelljeve të Janarit 2017 duke mbjelle 10 Hektarë sera moderne, të cilat sapo kanë përfunduar.

Tregu evropian por edhe ai shqiptar, kanë kërkesë gjithnjë e në rritje për produkte të çertifikuara me standardet e cilësisë dhe sigurisë ushqimore të tilla si GlobalGAP. Dhe produktet e Agrocon Albania, janë të tilla që nderojnë identitetin e markës shqiptare në Evropë e në botë.

AgroCon Albania, është pjesë e Grupit Balfin, grupit më të madh dhe inovator të investimeve në Shqipëri dhe ndër më të mëdhenjtë në rajon./AgroWeb.org

*Shkrimi i mësipërm është mundësuar përmes partneritetit të programit AgroCapital për zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe AgroCon Albania.