Antibiotikët më të Fortë që Mund të Merren pa Recetë

1.2k 0

Antibiotikët janë një ndër ilaçet më të konsumuara sot në Shqipëri.

Në fakt, shqiptarët po abuzojnë dhe po i keqpërdorin këto barna të cilat në shumë raste jepen edhe pa recetë.

Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik thonë se konsumi i antibiotikëve në Shqipëri është i lartë dhe pse i përafërt me vendet e Bashkimit Evropian.

Autoritetet kanë përsëritur thirrjet që përdorimi i antibiotikëve të bëhet vetëm me rekomandimin e mjekut.

Sipas tyre, keqpërdorimi i antibiotikëve mund të shkaktojë rreziqe për shëndetin.

Një prej tyre prej sistemin tretës.

Por cilët janë antibiotikët natyralë, ato që luftojnë mikrobet por nuk dëmtojnë organizmin? Lexoni më poshtë të renditur nga AgroWeb.org.

Mjalti

Shkatërron bakteret dhe patogjenet e dëmshme, përfshirë këtu bakteret që shkatërrojnë organizin e njeriut.

Mjalti zbut rezistencën e baktereve dhe është antibiotiku më i shijshëm që mund të konsumoni.

Vaji i Rigonit

Vaji i rigonit shkatërron patogjenët dhe ruan shëndetin e baktereve të mira në organizëm.

Ky vaj është efikas kundër mykut dhe virozave.

Ai është më i fuqishëm dhe më efikas se shumë antibiotikë.

Përdoret si për masazhim të kraharorit,por edhe 3-4 pika në çajra.

Hudhra

Hudhra është aq e pasur në vlera, vitamina dhe minerale sa ka fuqinë të eliminojë bakteret e dëmshme.

Hudhra është përdorur në kura mjekësore që në lashtësi sidomos kundër disa sëmundjeve që kanë prekur njerëzimin në shumë vite.

Konsumojeni hudhrën në gatime, por edhe siç është për më shumë vlera.

Pupëza- Echinacea e purpurt

Kjo lule terapeutike është përdorur prej qindra vitesh kundër infeksioneve të ndryshme.

Ajo është efikase në trajtimin e plagëve, pastrimin e gjakut dhe sëmundjeve të tjera të shkaktuara nga bakteret.

Në ditët e sotme, kjo bimë fuqiplotë përdoret me sukses kundër të ftohurës dhe gripit.

Pupëza ose Echinacea është e aftë të shkatërrojë edhe llojet më të rrezikshme të baktereve si stafilokoku.

Kjo bimë përdoret në formën e çajit dhe përgatitet si çajrat e tjerë,

Antibiotikët Natyralë Që Ju Duhet Në Shtëpi 

Kjo është lista e pesë antibiotikëve të rekomanduar dhe efikasë tërësisht natyralë.

Ato nuk kanë nevojë për recetë dhe mund të qëndrojnë pa problem në ambientet e shtëpisë suaj.

Ju mund të krijoni një farmaci tërësisht natyrale në shtëpi duke e pasuruar atë me ekstraktin e gjetheve të ullirit, vajin e karafilit dhe vajin e limonit.

Ky është arsenali i antibiotikëve që ju duhet në shtëpi./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.