865 0

Arsyet Përse Duhet Të Përzgjidhni Miellin Diamond – Tre Këshillat e Ekspertëve

Shumica e recetave që ne përgatisim në familjet tona kanë si përbërës miellin, dhe sigurisht që ato të dalin të shijshme produktet duhet të jenë cilësore.

Me mbi 10 vite eksperiencë në treg, Fabrika e Miellit Diamond ofron për konsumatorin mbi 40 lloje produktesh të ndryshme.

Me një teknologji inovatore dhe staf profesionistësh të huaj e shqiptarë, kjo fabrikë ka krijuar një tjetër standard në treg.

Ndaj AgroWeb.org merr shkas dhe në këtë artikull, me sugjerimet e ekspertëve të kësaj kompanie, ju tregon disa këshilla si të bëni zgjedhjen e duhur gjithmonë.

Diamond Ofron Një Gamë Të Gjerë Produktesh Mielli

Të pasionuarit pas gatimit e dinë që për të patur rezultate të shijshme e perfekte nga recetat, duhet t’i kushtoni vëmendje produktit që përdorni.

Me një shumëllojshmëri miellrash, fabrika Diamond ka krijuar një produkt për çdo nevojë të konsumatorit.

Ju mund të zgjidhni mes miellit për peta, pastiçeri, për pica, fokaçe apo bukë, atij integral apo miellit për përdorimin e përgjithshëm të gatimit.

Por Diamond nuk ndalet këtu, kjo kompani ka menduar edhe për ‘fillestarët’ e gatimit, duke i krijuar linjën e miellit Mia. Kjo linjë, e cila vjen me dy produkte; miell i bardhë dhe miell integral, bën të mundur që ju me një lloj mielli të përgatisni të gjitha produktet e lartpërmendura.

E apasionuar pas kuzhinës dhe pas gatimit, Adeola Rakipi, si një amvisë dhe influencer në rrjete sociale, ka shprehur vlerësimin e saj maksimal për miellin Mia, ku sipas saj është ideal në të gjitha aspektet: “Gatimi me këtë miell është jo vetëm i sigurtë dhe i shpejtë, por ka shije të përkryer falë vlerave të larta ushqyese. Me Mia Integral, kam arritur të kryej procesin e hapjes së petëve në mënyrën më të mirë dhe më të shpejtë. Ishte një surprizë e bukur për mua zbulimi i këtij mielli dhe e falenderoj Fabriken e Miellit Diamond për produktet cilësore qe na servir” – shprehet ajo!

Cilëndo linjë që të zgjidhni, ajo çka është e garantuar nga specialistët është se mielli punohet lehtë, si me dorë po ashtu edhe me makineri, duke ju lehtësuar kështu përgatitjen e të gjitha recetave tuaja të preferuara.

Mielli Diamond Vjen Me Një Nivel Të Lartë Proteinash

Karakteristika më e lehtë për t’u dalluar është pikërisht proteina që përmban mielli.

Teknologët ushqimor të kompanisë Diamond na sqarojnë që shumë fabrika vënë më shumë peshë tek sasia e miellit që prodhojnë sesa tek cilësia e tij. Diçka e tillë çon në prodhimin e një produkti që nuk plotëson pikat kyçe të sigurisë ushqimore: ruajtjen e vlerave të grurit.

Gruri që kjo komapni përdor është i një cilësie evropiane me të gjitha çertifikimet e duhura për sigurinë e konsumatorit.

“Me miellin Diamond konsumatorët janë të sigurt që përdorin një produkt elitar pasi përveç eksperiencës së stafit, luan rol edhe teknologjia e përdorur. Investimi i viteve të fundit na siguron jo vetëm një proces të saktë që ruan vlerat e grurit, por edhe higjenë maksimale e cila është aq e rëndësishme po ashtu!’ shprehet njëri nga Inxhinierët Teknologë të fabrikës.

Përpunimi i grurit me proceset e duhura të certifikuara edhe nga specialistë të huaj, bëjnë të mundur ruajtjen e nivelit të proteinave. Ndaj dhe konsumatorët mund të jenë të sigurt që përdorin një miell të shëndetshëm për organizmin e tyre.

Diamond Garanton Cilësisë e Miellit Për Çdo Recetë

Një bukë me butësinë e duhur por edhe me kore krokante, peta të cilat hapen lehtësisht e që nuk çahen, brumë elastik i cili nuk ngjitet apo lëshohet duke prishur shijen e ëmbëlsirave. Këto janë disa nga kërkesat e tyre, të cilat Fabrika e Miellit Diamond i ka primare.

Gjatë vizitës së AgroWeb.org tek kjo fabrikë, ajo çfarë na bëri përshtypje ishte pikërisht një sallë e cila ishte e dedikuar tek testimi i miellit. Aty provoheshin llojet e ndryshme të miellit me recetat më të përdorura nga konsumatorët, në mënyrë që ajo çfarë reklamohet në etiketë të mbështetet 100% nga produkti.

Madje fabrika Diamond, duke qenë se një pjesë të prodhimit të miellit e ka të fokusuar për furrat e bukës, pastiçeritë apo restorantet, e konsideron përgjegjësinë e saj për të krijuar një rrejt besnikërie edhe në këtë pikë. Pra duke i testuar të gjithë produktet e tyre, ata garantojnë kështu që edhe produktet dytësore që ne konsumojmë të kenë vulën e cilësisë dhe sigurisë ushqimore.

Nëse klikoni këtu ju do të gjeni katalogun e pasur me produktet e miellit si dhe receta të shijshme që mund t’i provoni me të dashurit tuaj. /AgroWeb.org