Banka e Shqipërisë analizon nivelin e borxhit të ndërmarrjeve bujqësore

316 0

TIRANE /ATSH/- “Vlerësimi i mënyrës së financimit të ndërrmarrjeve mikro dhe të ndërmarrjeve bujqësore”, është një nga studimet shkencore të publikuara nga Banka e Shqipërisë i përgatitur prej Departamentit të Kërkimeve në BSH

Materiali ka për qëllim prezantimin e rezultateve të anketës së realizuar nga Banka e Shqipërisë në gjashtëmujorin e parë të 2017-ës mbi ndërmarrjet mikro dhe të ndërmarrjeve bujqësore.

Përkatësisht janë anketuar 1000 ndërmarrje bujqësore dhe 3200 ndërmarrje mikro në lidhje me performancën financiare, burimet e financimit, strukturën e huasë etj.

Sipas BSH-së, të dhënat e anketës do të përdoren për të parë sa është niveli i borxhit të këtyre ndërmarrjeve, krahasuar edhe me ndërmarrjet e mëdha dhe të mesme.

Bujqësia është një sektor i rëndësishëm për ekonominë e vendit, por mbi bazën e statistikave ai mbetet ende larg pritshmërive për financim të mjaftueshëm (kreditim) nga bankat për vete faktin e vështiresive qe bart si sektor, ndaj apeli i eksperteve ështe për krijimin e modeleve eficente ne kreditimin e ketij sektori./ata.gov.al