Bishtajat – Nga Perimet Më Të Pasura

983 0

Bishtajat janë një prej perimeve më të freskëta e të gjelbra, më të shëndetshme për njeriun. Kur bishtajat vilen të papjekura plotësisht, bizelet brenda tyre janë një burim i pasur folati, fibre dhe vitamine K. Ngjyra e tyre e gjelbër e ndezur na bën shpesh të mendojmë që bishtajat nuk kanë sasitë e nevojshme të pigmenteve antioksiduese shumëngjyrëshe siç është edhe karotenoidi. Kjo është një ide e gabuar. Studimet e fundit kanë konfirmuar që bishtajat janë të pasura me luteinë, beta karoten, violaksanthin dhe neoksanthin. Sasia e karotenoideve tek bishtajat është pothuaj e njëjtë tek produktet e tjera siç janë karrotat apo domatet. Arsyeja përse njeriu nuk i percepton këto elementë është sepse bishtajat janë masa e karotenoideve është ndjeshëm më e përqendruar tek bishtajat dhe për shkak të ngjyrës së ndezur të gjelbër. Burimet e tjera të karotenoideve janë produktet me ngjyrë siç janë portokalli, karrotat, kajsitë, mangot, patatet, spinaqi, lakra jeshile etj.

Të ngrira apo të freskëta

Bishtajat mund t’i konsumosh të freskëta ose të ngrira, megjithatë nëse është mundësia sugjerohet përdorimi i bishtajave të freskëta. Kur janë të paketuara ose të ngrira, bishtajat ruajnë të paktën 90% të vitaminës B, por gjatë procesit të ngrirjes, bishtajat humbin një të tretën e përbërësve fenolikë, si edhe vitaminën B.

Vlerat shëndetësore

Bishtajat janë një ushqim që duhet përdorur për të reduktuar rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit si dhe kancerit të zorrës së trashë. Ato nuk përbajnë kolesterol, fuqizojnë sistemin imunitar dhe ndihmojnë në eleminimin e radikaleve të lira të dëmshme. Ndër të tjera, shëndeti i syve dhe i kockave përmirësohet me konsumimin e bishtajave, të cilat besohet të reduktojnë edhe rreziqet e difekteve në lindje për nënat shtatzëna. Kjo për shkak se bishtajat janë të pasura me acid folik, thelbësor për shëndetin e fetusit. Ata që janë në dietë, duhet të dinë që bishtajat kanë pak kalori, por shumë vitamina dhe minerale. Nga ana tjetër, bishtajat janë të rëndësishme për të ndihmuar me problemet me aparatin tretës si: konstipacioni, ulçera dhe aciditeti.

Bishtajat dhe vetitë antioksiduese

Shumë studiues kanë arritur në konkluzionin që bishtajat kanë një nivel të lartë antioksidantësh, më të lartin po t’i krahasosh ato me produkte të tjera të të njëjtës familje. Ata kanë identifikuar një listë të plotë të flavonoidëve antioksidantë që ofrojnë përfitime të drejtpërdrejta për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare. Bishtajat kanë veti të mëdha anti inflamatore. Ato janë gjithashtu të pasura me minerale të çmuara siç janë kalciumi dhe magnezi, të rëndësishme për shëndetin e kockave si edhe me vitaminat A, C, K B6 etj. Përfitimi maksimal i këtyre elementëve merret nëse bishtajat përgatiten me avull për vetëm 5 minuta. Shija, butësia dhe ngjyra e tyre shtojnë kënaqësinë e të ngrënit.

A e dinit se:

Në botë numërohen plot 150 varitetet të bishtajave në forma dhe ngjyra të ndryshme, madje edhe në ngjyrë vjollcë.
Bishtajat përshtaten lehtësisht me klimën. Ato rriten jo vetëm në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara por edhe në Azi dhe Afrikë.

Rreziqet

Bishtajat futen në listën e ushqimeve më pak të rrezikshme, por gjithësesi janë disa elementë që duhen marrë në konsideratë

Bishtajat kanë një tip acidi, i cili kur përzihet me kalciumin, zinkun dhe minerale të tjera, nuk lejon trupin të marrë vlerat e tyre. Niveli i këtij acidi është i ulët por nëse vuan nga mungesa e mineraleve, atëherë bishtajat ndoshta nuk janë zgjidhja e duhur, sidomos nëse i konsumon të gjalla. Kur bishtajat zjehen, niveli i acidit ulet në mënyrë drastike.

Bishtajat kanë lektina, disa proteina që lidhen me karbohidratet qe ngjiten ne indet muskulare. Konsumimi me tepricë i tyre shkakton probleme në aparatin tretës.

Bishtajat mund të shkaktojnë alergji. Ka disa njerëz që janë alergjikë ndaj legumeve, ndaj nëse jeni të predispozuar ndaj alergjive konsultohuni me një mjek./AgroWeb.org/