Cilat produkte janë vendase dhe cilat të importuara në treg

1.7k 0

AgroWeb po ju sjell në vëmendje listën e fundit të çmimeve të frutave dhe perimeve sipas raportimit të ditës së sotme datë 6 Tetor 2016 nga Tregu Agro-Ushqimor i Tiranës.

Produktet vendase e dominojnë këtë listë të çmimeve me shumicë, pasi edhe vetë sezoni ka prurje të madhe të frutave dhe perimeve të stinës.

Domatet dhe domatet e vogla, domatinat, kanë origjinë zonën e Lushnjës. Domatet tregtohen me 50 Lekë për kg, ndërsa domatinat me 200 Lekë për kg. Fasulja e bardhë vjen nga zonat e Lushnjës dhe Korçës dhe tregtohet nga 120-230 Lekë për kilogram, çmim ky i njëjtë me fasulet e bardha të importit nga Egjipti.

Nga Divjaka vijnë në treg një sërë produktesh të tjera si karrota, kungulli, brokoli, lakra e bardhë dhe ajo e kuqe, panxhari, finoku, rrepat. Nga zona e Lushnjës, prodhimet vendase rezultojnë mashurkat, patllixhanet, pjeprat dhe shalqinjtë, spinaqi, specat dhe kastravecat.

Zona e Korçës kontribuon me mollët, patatet, qepët dhe preshtë. Në treg gjithashtu kanë dalë edhe arrat e Peshkopisë me një çmim të favorshëm prej 400 Lekë për kg, ndërsa gështenjat në treg janë aktualisht të importit nga Greqia.

Në vijim është lista e plotë e produkteve dhe çmimet respektive./AgroWeb.org