Çmimet e Konsumit Fillojnë të Rriten, Efekti tek Ushqimet

338 0

Çmimet e konsumit kanë shënuar tendencë të lehtë rritëse në shtator, të ndikuara nga ushqimet, ndonëse ato mbeten shumë poshtë objektivit prej 3% të bankës së Shqipërisë, duke treguar për konsum të dobët.

INSTAT raportoi se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Shtator2020 është 1,5%. Një vit më parë ky  ndryshim  ishte 1,3%. Ndryshimi  mujor  i  indeksit  të  çmimeve  të  konsumit  në  muajin Shtator2020, krahasuar me Gusht2020, është 0,4%.

Ndikuan ushqimet dhe qiraja e energjia

Rritja  vjetore e  çmimeve në  muajin Shtator është  ndikuar  kryesisht  nga grupi “Ushqime  dhe  pije joalkoolike” me +1,39pikë përqindje, pasuar nga grupi“ Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,31pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar me +0,08 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,06 pikë përqindje.

Çmimet  e  grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,02pikë.  Çmimet  e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Komunikimi” kanë  kontribuar  me  +0,01pikë përqindje  secili.

Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me -0,29pikë  përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me -0,03  pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Shëndeti” dhe “Argëtim  dhe kulturë” kanë kontribuar me -0,01 pikë përqindje secili.

Ndryshimet  vjetore  të  grupeve  kryesore: Krahasuar  me  muajin Shtator2019,  rritja  më  e  madhe  e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,8%,pasuar nga grupet “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,5 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 1,3%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,9 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,6 %, “Komunikimi” me 0,5 % dhe “Pije alkolike dhe duhan” me 0,4 %.

Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 4,6 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 0,7 % dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0,4 %.Brenda grupit  të  ushqimeve çmimet  e  nëngrupit “fruta” u rritën me 13,3%,  pasuar  nga  nëngrupet “zarzavate përfshirë patatet” me 6,3 %, “vajra dhe yndyrna” me4,4%, “peshk” me 4,0 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata, dhe ëmbëlsira” me 3,4%,“qumësht, djathë dhe vezë” me 2,6%, etj.

Ndryshimet mujore të  grupeve  kryesore:

Krahasuar  me  muajinGusht2020, çmimet  e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën me 1,0 %, pasuar nga grupet “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,3 % dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,1 %.Nga ana tjetër çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” u ulën me 0,4 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 0,3 %, “Transporti” me 0,2 % dhe “Shëndeti” me 0,1 %./Monitor