Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

328 0

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me diell në të gjithë territorin.

 Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -1°C në 06°C, në zonat e ulëta nga 08ºC në 13°C dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 15°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -1°C në 08°C dhe në zonat e ulëta nga 02°C në 10°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të Shqipërisë, Kosovës dhe botës:

 /Burimi:Top Channel