Dita Ndërkombëtare e Kooperativave

415 0

Zgjidhni kooperativat, zgjidhni të drejtat e barabarta. Tema e Ditës Ndërkombëtare të Kooperativave, e cila kremtohet çdo 4 Korrik, duket se tenton të ndërgjegjësojë rëndësinë thelbësore Kooperativave në të gjithë botën.

“Në këtë vit veçanërisht të rëndësishëm, në të cilin bota do të marrë një vendim mbi një axhendë frymëzuese zhvillimi, përfshirë një sërë objektivash të qëndrueshme, le të riangazhohemi për modele biznesi bazuar në bashkëpunim dhe të përdorim përfitimet e shumta të këtij modeli për të përmbushur vizionit tonë për një jetë dinjitoze për të gjithë.” Fjalët e Sekretarit të Pergjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon janë një thirrje për veprim.

Në vitin 1992, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në rezolutën 47/90 të 16 Dhjetorit 1992, shpalli Ditën Ndërkombëtare të Kooperativave e cila kremtohet çdo vit, të shtunën e parë të korrikut.

Qëllimi i kësaj Ditë Ndërkombëtare është:

  • Të rrisë ndërgjegjësimin mbi kooperativat
  • Të theksojë ndërthurjen e objektivave të përbashkëta të Kombeve të Bashkuara dhe Lëvizjes Ndërkombëtare të Kooperativës
  • Të nënvizojë kontributin e kësaj lëvizjeje në zgjidhjen e problemeve kryesore të adresuara nga Kombet e Bashkuara
  • Të forcojë dhe të rrisë partneritetin mes lëvizjes ndërkombëtare të kooperativës dhe aktorëve të tjerë, përfshirë qeveritë e nivelit local, kombëtar dhe ndërkombëtar.

Lëvizja kooperative përfaqëson një ndërthurje unike me një shtrirje globale, bazuar në kërkesat dhe nevojat e biznesit. Ajo luan një rol të rëndësishëm në reduktimin e varfërisë duke zgjeruar konceptin e pronësisë dhe duke i dhënë të gjithëve të drejtën për të pasur zë, si në organizatën e tyre ashtu edhe në të gjithë shoqërinë.

Kooperativat në Shqipëri

Në Shqipëri termi kooperativë shpesh lidhet me regjimin komunist kur fermerët detyroheshin të punonin në mënyrë të kolektivizuar.

Së fundmi, gjatë 2012-tës Parlamenti Shqiptar miratoi Ligjin për Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor”, i cili ka nevojë për një sërë amendamentesh në mëyrë që të zbatohet me efikasitet. Fermerët shpesh hasin vështirësi, siç janë probleme teknike përsa i takon regjistrimit të shoqërisë, ndarjes së fitimit mes fermerëve apo marrëdhënies më të tretët.

Gjatë një takimi konsultativ me fermerët në fillim të këtij viti, Ministri i Bujqësisë, Panariti duke tentuar të zgjojë interesin e fermerëve mbi bashkëpunimin në biznes theksoi se: ”Ne mbështesim bashkëpunimin e fermerëve në kooperativa, në mbështesim suksesin. Kjo mënyrë bashkëpunimi po jep prova se është shumë konkurruese, produktive dhe po dominon në tregun vendas si edhe në eksporte. Ky bashkëpunim do të jetë efektiv edhe përsa i përket serrave, të cilat ofrojnë mundësi për grumbullimin e produkteve organike.”