Fertilizuesit Industrialë, Kriza e Dytë e Europës – A Duhen Përdorur?

33 0

Në 40 vitet e fundit përdorimi i fertilizuesve është rritur me 200%, sipas një studimi të publikuar në Revistën Environmental Science. Këtu futen lëndët e nevojshme ushqyese për rritjen e bimëve, makroelementët (azot, fosofor, potas), dhe mikroelementët (calcium, bor, hekur, mangan, magnez, bakër, etj).

Së fundmi fertilizuesit apo plehërat inokganike janë edhe një nga fokuset më të mëdha të Bashkimit Europian për të parandaluar krizën në prodhimin e ushqimeve të freskëta. Pasi për momentin sigurimi dhe përdorimi i drejtë i këtyre fertilizuesve shumë të rëndësishëm është thelbësor për të ardhmen e agrikulturës dhe shtimin e prodhimeve të freskëta, të sigurta e të shëndetshme.

Pse janë kaq të rëndësishëm fertilizuesit?

Fertilizuesit sot arrijnë të ushqejnë rreth 50% të popullsisë globale, duke kontribuar në sigurinë ushqimore në të gjithë botën. Falë përdorimit të tyre në bujqësi mundësohet rritja e rendimentit të të gjitha kulturave bujqësore, drithërave, perimeve dhe pemëve frutore. Vlen të theksohet se nëse nuk do të përdoreshin plehërat inorganike në bujqësi, siguria e ushqimit për 8 miliardët banorët e planetit tokë, sot do të ishte në pikëpyetje.

Megjithatë shpesh ka kundërshti në lidhje me to për shkak të efekteve negative që mund të sjellë përdorimi i gabuar i tyre sin ë mjedis ashtu dhe ushqimet e përditshme. Përdorimi me tepri dhe pa kriter i plehërave inorganike mund të shktaktojë kripëzimin e lartë të tokës dhe prishjen e strukturës së saj. Gjithashtu shumë jone të plehërave inorganike shpëlahen dhe rrisin kripëzimin në ujërave nëntokësore, duke shkaktuar dëme në ekosistem. Së fundmi, pëdorimi i tepruar i disa plehërave inorganike me përmbajtje të lartë azoti në perime, ndikon që në pjesët e ngrënshme të akumulohen nitrite dhe nitrate, të cilat bima nuk arrin dot t’i përpunojë në lëndë organike.

Si bëhet ky proces?

Plehërimi me cilësi i dheut është një nga hapat kryesore për bujqësinë dhe prodhimet e shëndetshme të konsumit. Bimët kanë nevojë për ushqyes për t’u rritur të shëndetshme e për këtë arsye edhe toka ku ato rriten duhet të jetë e trajtuar dhe ushqyer mirë.

Kryesisht me lëndët kryesore si azoti, fosfori dhe kaliumi bashkë me elementë të rëndësishëm dytësorë që plotësojnë tabelën e vlerave. Plehrat kimike komplekse (ose të përziera) shpesh përmbajnë një përzierje të fosfatit të amonit, nitrofosfatit, kaliumit dhe lëndëve të tjera ushqyese.

Specialistët e bujqësisë dhe fermerët duhet të kryejnë analiza të tokës për të kuptuar pjellorinë e saj.Nga ana tjetër duhet të njohin mirë nevojat për ushqim të bimëve. Bazuar në këto të dhëna, si dhe në koefiçentët e shfrytëzimit të lëndëve ushqyese nga toka dhe nga plehërat inorganikë, prodhuesit duhet të plotësojnë nevojat për ushqim të bimëve përmes përdorimit të plehërave inorganike.

Për aq kohë sa plehëra inorganike përdoren me kriter, nuk ka asnjë lloj efekti negativ në tokë, në ekosistem dhe në sigurinë ushqimore. Nga ana tjetër, falë përdorimit të tyre, fermerët rrisin rendimentin, për rrjedhojë të ardhurat dhe fitimet e tyre. Le të mos theksojmë dhe njëherë, se nëse për ushqyerjen e bimëve do të mbështeteshim vetëm në lëndët ushqyese që këto përthithin nga toka, sot do të kishim vetëm gjysmën e prodhimit, e cila nuk do të mjaftonte për ushqimin e popullatës së tokës.

Kush mund t’i përdorë?

Nuk ka rëndësi nëse jeni një fermer apo keni një kopësht të pasur me bmësi. Fertilizuesit janë një nga përbërësit më të nevojshëm për tokën tuaj nëse dëshironi që prodhimi të jetë i plotë.

Sekreti qëndron tek zgjedhja e ushqyesve të duhur në secalin rast. Në Shqipëri pjesa më e madhe e tyre importohen nga vendet e BE, si Greqia, Gjermania apo Norvegjia ndaj gama e zgjedhjeve është e gjerë për çdo kategori.

Si të zgjidhni të duhurit?

Pasi shpjeguam rëndësinë e tyre, hapi tjetër shumë i rëndësishëm është përzgjedhja e një prodhuesi që është i përshtatshëm për kërkesat tuaja specifike.

Së pari përcaktoni mënyrën e përdorimit të këtyre fertilizuesve, përshembull nëse e doni për përdorim personal apo për një sipërfaqe të madhe me të mbjella. Në të dy rastet do t’ju duhet një fertilizues i cilësor dhe një produkt specifik për prodhimet tuaja.

Për të mbjella të të vogla apo lule ju mund nisni me një fertilizues 5 – 5 -5 i cili do të ofrojë të gjitha vlerat ushqyese të nevojshme. Ky lloj fertiliesi përmban Azot, Fosfor dhe Kalium të cilët ndikojnë në mënyra të ndryshme në rritjen e bimës tuaj.

Zakonisht përzierjet industriale janë ato që përmbajnë plehra kimike më aktive të cilat sigurojnë jo vetëm rendiment më të lartë, por edhe më shumë vlera për produktin dhe tokën. Në çdo rast fertilizuesit duhet të përshtaten me llojin e tokës, klimen dhe një sërë faktorësh të tjerë ndikues të cilët mund t’i kuptoni me analiza të posaçme të mjedisit ku do të mbillni./AgroWeb.org