Festivali i Mandarinës Mursi, Konispol | 12 dhjetor 2015

627 0

Mos humbisni Festën e Përvitshme të Mandarinës, e cila këtë vit organizohet në 12 dhjetor, në Mursi, Konispol, nën kujdesin dhe mbështetjen e USAID dhe AAC-Lushnja.

Të gjithë mund të marrin pjesë, jo vetëm për të shijuar mandarinat e freskëta e plot aromë, por edhe për të mbledhur agrumet e për të shijuar veprimtari të tjera agro-turizmi, së bashku me fermerët dhe agrobizneset.

Festivali është i hapur për të gjithë. Do të jenë të pranishëm përfaqësues nga USAID, Ministria e Bujqësisë dhe Qeveria Vendore.

Festivali promovon prodhimin e agrumeve shqiptare. Koha kur zhvillohet festivali, është ajo e vjeljes së agrumeve dhe kulminacioni i një viti pune e përpjekjesh të kultivuesve në jug të Shqipërisë. Kjo zonë ka një prodhimtari të konsiderueshme agrumesh, të cilat eksportohen në Kosovë, Republikën Çeke, Lituani dhe Serbi. USAID ka punuar që nga viti 2007 me kultivuesit dhe me komunitetin e kësaj zone,, për të rigjallëruar prodhimin e agrumeve pas kolapsit në sektor në vitet ’90. Aktualisht, mbështetja e USAID-it përqëndrohet në shtimin e prodhimit, cilësor dhe të sigurt, duke trainuar dhe ndihmuar kultivuesit, si dhe duke përmirësuar infrastrukturën dhe lidhjet në treg.