Gati kriteret e përfitimit nga fondi i financimit të bujqësisë për 2017

362 0

Ministria e Bujqësisë ka nisur përgatitjet dhe po punon për përcaktimin e kritereve bazë, të sektorëve që do të mbështeten dhe të masës së përfitimit nga fondi i programit të bujqësisë dhe zhvillimit rural për vitin 2017.

Këtë vit dikasteri i Bujqësisë parashikon të rrisë skemat e financimit për fermerët, duke mbështetur 13 mijë fermerë në skema financimi.

Me fondet e buxhetit 2017, adresuar mbështetjes së fermerëve, synohet futja e teknologjive të reja, aplikimi i sistemeve të reja të ngrohjes në sera, ruajtja dhe magazinimi, etj.

Njëkohësisht, sipas ATSH, fonde të konsiderueshme do të adresohen për investime jo vetëm në sektorin e bujqësisë, por edhe në sektorin e peshkimit, duke synuar dhe ruajtjen e burimeve natyrore dhe kontrollin e praktikave të peshkimit.

Buxheti 2017 për bujqësinë është 10 miliardë e 171 milionë lekë. Ky buxhet është i ndarë në 8 programe buxhetore, ku më të rëndësishmit dhe prioritarët janë subvensionimi, infrastruktura e ujitjes dhe kullimit, siguria ushqimore, zhvillimi rural e agroindustria dhe menaxhimi i peshkimit./AgroWeb.org