Kajsi Plot Bukuri – Mrekullitë Me Shije Të Pranverës Shqiptare

4.3k 0

Kajsia është një super frutat që pranvera na i sjell pas një mungese të gjatë dimërore.

E kultivuar në të njëjtën mënyrë si pjeshkët, karakteristika e kajsisë është padyshim fruti i verdhë plot tul të shijshëm, bërthama e madhe dhe aroma e pakrahasueshme.

Pema e kajsisë është shtatvogël me lartësi 2-3m, me gjethe të rrumbullakuara dhe në lulëzim dekorohet nga lule të bardha që lëshojnë një nga aromat më të veçanta.

Në Shqipëri, kajsia rritet më shumë në zonat e Lushnjës, Beratit, Përmetit, por e gjejmë edhe në Vlorë, Delvinë apo edhe në zona të tjera.

Kajsia e vendit është veçanërisht e ëmbel dhe kokërrmadhe. Ky frut përdoret për konsum të freskët, por një format më të përhapura të përpunimit është ai i reçelit dhe kompostos.

Kultivari vendas i kajsisë shqiptare është rezistent ne transport dhe kajsia ruhet mire në kushte frigoriferike për kohë të gjatë.

Kajsia mbetet fruti i dytë pushverdhë në konsum pas pjeshkës, por reçeli i kajsisë sidomos ai i amvisave përmetare nuk krahasohet me asnjë tjetër për nga cilësia e lartë.

Vende fqinje të Shqipërisë janë prodhues dhe eksportues të fortë të kajsive. Turqia zë vendin e parë në botë për prodhimin e kajsisë, ndërsa në Greqi është njohur falë dominimit të Aleksandrit të Madh dhe me gjasë farat e para kanë qenë me origjinë shqiptare.

Turqia është edhe vendi numër një në botë për eksportin e kajsive të freskëta dhe të thata, prandaj mos u habisni që t’i gjeni frutat e thata turke gjithandej në tregje.

Përveç përdorimit në kuzhinë për përgatitjen e ëmbëlsirave të ndryshme kajsia renditet edhe si një pemë kuruese në mjekësinë popullore.

Fruta e freskët ka vlerë të mira ushqimore. Ajo përmban rreth 14 për qind sheqerna, acide organike, albumina, pektinë, kripëra minerale, si: kalium, fosfor, kalcium, vitamina të ndryshme si provitamina A, Vitaminë B1, B2, PP, C etj. Në frutat e thata sasia e sheqerit arrin deri në 60 për qind.

Farat e kajsive janë të pasura me albumina deri 28 për qind dhe me vajra deri 55 për qind. Frutat e kajsisë janë të shijshme, aromatike dhe pëlqehen nga të gjithë.

Ato luajnë një rol të rëndësishëm në pastrimin e gjakut. Përdoren me efekt edhe në rastet e ngjirjes së zërit.

Kajsitë janë ushqim i çmueshëm për ata që vuajnë nga sëmundjet e mëlçisë. Ndërsa bërthamat e kajsisë përdoren kundër dhimbjes së kokës. Për këtë qëllim ato piqen dhe hahen me mjaltë për t’u tretur më lehtë.

Përfitimet shëndetësore të kajsisë

Mbron lëkurën nga rrudhat. Rrit fuqinë mbrojtëse të trupit. Zbut nervat dhe eliminon pagjumësinë.

Ndihmon tretjen dhe lufton konstipacionin. Parandalon kancerin e mëlçisë.

Ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, redukton kolesterolin e keq.

Mbron zgavrën e gojës nga sëmundjet e gojës.

Mbron shëndetin e syve, sidomos çrregullimet e lidhura me moshën. Kontribuon në rritjen e shëndetshme dhe zhvillimin e kockave, si dhe parandalimin e osteoporozës.

Mbron trupin nga inflamacioni afatgjatë. Ndihmon në formimin e rruazave të shëndetshme të gjakut që parandalojnë aneminë./AgroWeb.org