Klorela – E Gjelbëra Shpëtimtare e Organizmit

387 0

Ushqimet e freskëta që ne i duam shumë janë gjithnjë nën një mantel të padukshëm pesticidesh, substancat kimike zaptojnë gjithë kohën ujin, madje edhe ajrin, ndërkohë që edhe mbushjet metalike të dhëmbëve me amalgam mërkuri mund të çlirojnë këtë element kimik në çdo kafshatë ushqimi.

E vërteta është që ne përballemi gjithnjë me nivele të pranueshme helmesh që na futen në shtëpi nëpërmjet pijeve dhe ujit siç janë njihen si klori, fluori ose disa metale të rënda që çlirohen në sasi të imëta. Organizmi është gjithë kohës nën sulm nga ndotja e mjedisit. Kjo ndodh çdo ditë.

Secili prej nesh përpiqet të mbrohet apo të luftojë këto helme nëpërmjet ushqimeve që janë të sigurta dhe pa pesticide apo kimikatë. E megjithatë eshtë e pamundur të mbash larg të gjitha burimet e pesticideve nga mjedisi që na rrethon. Por kjo nuk duhet t’ju dekurajojë nga marrja e masave të nevojshme për të qëndruar larg këtyre materialeve toksike. Një prej këtyre masave gjendet pikërisht në një algë të gjelbër të quajtur klorela.

Çfarë është Klorela?

Klorela është një nga burimet më fantastike ushqyese që i vjen organizmit në ndihmë në luftën kundër ndotjeve mjedisore. Ajo është një nga suplementet më të përdorura në Japoni. Mbi 10 milionë njerëz e përdorin atë rregullisht. Përdorimi i klorelës në Japoni është ndjeshëm më i lartë se sa përdorimi i vitaminës C në botë.

Një nga arsyet përse Japonezët e vlerësojnë kaq shumë Klorelën është për shkak të aftësive të saj në luftimin e toksinave. Ajo njihet si “ushqim i gjelbër”. Është një algë mikro, që bën një punë fantastike në shkatërrimin e toksinave. Struktura e saj molekulare e lejon Klorelën të lidhet me metalet, kimikatët dhe pesticidet.

Zakonisht ajo përdoret nëpërmjet kapsulave ose hidhet në lëngjet e plota të frutave. Në receta të tjera përdoret në formën e pluhurit. Kjo algë e gjelbër është e fuqishme jo vetëm për të tretur yndyrnat në trup por edhe për të ndihmuar metabolizmin.

Ajo përftohet nga pellgjet e freskëta të ujit, thahet, shtypet dhe përdoret nga kompanitë ushqimore në një sërë proçesesh. Praktikisht suplementet e Klorelës mund t’i gjeni kudo në treg dhe në farmacitë shqiptare.

Kur Klorela futet në organizëm, veprimi i parë që bën është të lidhet me metalet e rënda, kimikatet, pesticidet që kanë zënë vend në sistemin tretës gati për t’u hedhur në gjak dhe për t’u transformuar në toksina të tmerrshme që depozitohen në qeliza. Rrjedhimisht, misioni fillestar i Klorelës është të ndihmojë trupin që të eliminojë metalet e padëshiruara dhe toksinat. Por puna e saj nuk përfundon me kaq.

Klorela nuk prek mineralet që janë të nevojshëm për trupin dhe identifikon vetëm “protagonistët e këqinj” që synojnë të shkatërrojnë organizmin. Ajo shmang mineralet e dobishme si kalciumi, magnezi ose zinku. Mund të thuhet që Klorela është një substancë e zgjuar që arrin të dallojë të mirën nga e keqja. 

Marrja e suplementëve të Klorelës është njësoj sikur të formosh një ushtri të mirëfilltë dhe ta hedhësh në sulm për të shtypur toksinat rebele nga qelizat dhe larguar ato jashtë trupit, aty ku e kanë vendin.

Studimet në Japoni kanë treguar që Klorela ndihmon në shkrirjen e yndyrnave dhe mund të jetë e dobishme në betejën kundër mbipeshës dhe peshës së marrë prej diabetit. Ajo ul kolesterolin dhe tensionin e lartë. Aftësitë pastruese të Klorelës janë të dobishme për zorrët, mëlçinë dhe gjakun. Funksioni i Klorelës ngjan me nxjerrjen jashtë shtëpisë të plehrave.

Klorela ndihmon në përpunimin e oksigjenit. Falë aftësive pastruese, Klorela ruan mëlçinë, sistemin tretës dhe gjakun dhe i pastron nga toksinat. Shpërbën dhe spastron mykun, neutralizon ajrin e keq me helme, si edhe rrit e zhvillon qelizat e mira.

Klorela është shumë e fuqishme për sistemin imunitar, përmirëson tretjen, ndihmon në përthithjen e vitaminës B nga burimet shtazore, përmirëson përqendrimin dhe vigjilencën, ekuilibron nivelin e pH në trup, normalizon nivelin e sheqerit në gjak dhe tensionin e gjakut. Për më tepër ajo ul rrezikun nga qelizat e dëmshme dhe ndihmon të keni një erë të freskët goje./AgroWeb.org