Kreditimi i Bujqësisë Shqiptare në Nivelin 1.5 përqind

307 0

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, kreditimi për bujqësinë mbetet ende në nivele të ulëta duke zënë peshë të papërfillshme në 1,5% të portofolin total të kredisë.

Për të nxitur këtë sektor, qeveria shqiptare prezantoi në fillim të këtij viti një instrument të ri financiar që e ndan këtë risk mes saj, BERZH-it dhe bankave të nivelit të dytë.

Fondi synonte t’u jepte bankave ‘qetësinë’ e domosdoshme për të kredituar një sektor me një risk jashtëzakonisht të lartë, gjë që i mbante të frenuara bankat.

Ky ishte ai që cilësohet si cash kolateral, sidomos kur një pjesë e madhe e sipërmarrjeve vuanin edhe nga çertifikata e pronësisë, thonë eksperte të ministrisë së Bujqësisë.

Sipas tyre, për të nxitur përdorimin e këtij instrumenti, ministria e Bujqesisë ka kërkuar dhe negociuar me bankat që në paketën e marrëveshjes me BERZH-in të përfshijnë edhe uljen e interesave, çka do të favorizonte huadhenien në bujqësi.Burimi: ATSH