Krostatë e Ftohtë Me Kos Dhe Fruta Pylli – Shije e Përsosur

674 0

Frutat e pyllit janë ndër më të mirat për përgatitjen e ëmbëlsirave të shijshme.

Një ndër frutat më të përdorura në gatimet e ëmbla janë boronicat me të cilat çdo amvisë mund të shkrijë talentin për ëmbëlsira.

Një e tillë këshillohet nga ekspertët e AgroWeb.org për dashamirësit e recetave të gatimit.

Krostatë e Ngrirë Me Kos Dhe Fruta Pylli

Kjo ëmbëlsirë është pa pjekje dhe për bazë ka boronica, kos, vanilje.

Përbërësit:

Për Krostatën

1 filxhan e gjysmë çaji biskota të thërmuara

Treçerek filxhan çaji sheqer

Treçerek filxhan çaji gjalpë të shkrirë

Për Mbushjen Kremoze

3 filxhanë çaji boronica të freskëta

150 gramë sheqer

230 gramë krem djathi

1 filxhan e gjysmë çaji kos shtëpie

Gjysëm filxhan çaji sheqer pluhur

1 lugë çaji ekstrakt vanilje

Gjysëm filxhan çaji krem pana.

Përgatitja:

Hapi i parë është përgatitja e krostatës.

Kalojini thërrimet e biskotave në një mikser, shtoni sheqerin dhe më pas gjalpin.

Përziejini sa të formoni një brumë për krostatën të cilën më pas duhet ta hidhni në tavën e përzgjedhur.

Shtypeni mirë deri sa brumi të ngjeshet dhe më pas tavën futeni në frigorifer të ngurtësohet ndërkohë që përgatisni pjesën e mbushjes.

Në mikser përpunoni boronicat, sheqerin dhe gjysmë filxhan çaji kos.

Në një enë tjetër përzieni kremin e djathit, një filxhan çaji kos, sheqerin pluhur dhe vaniljen deri sa të formohet një masë kremoze.

Masën e boronicës përziejeni me atë të kremit të djathit dhe përpunojeni mirë sa të formohet një masë homogjene.

Në një enë tjetër rriheni kremin e pastiçerisë dhe kombinojeni me kujdes me masën e boronicës.

Nxirreni tavën e krostatës nga frigoriferi dhe sipër saj hidhni kremin e boronicës.

Sheshojeni mirë dhe futeni në ngrirje për 3-4 orë.

Në servirje zbukurojeni ëmbëlsirën me boronica shtesë.

Nëse ju mbetet ëmbëlsirë, mund ta mbështillni me letër plastike dhe ta ruani në ngrirje për deri një javë./AgroWeb.org