531 0

Kujdesuni Për Shëndetin E Fëmijëve Duke Shpenzuar Sa Më Pak Energji

Në Shqipëri, familjet shpenzojnë rreth 8.5% të të ardhurave të tyre totale për energjinë elektrike.

Kjo normë, sipas Raportit të Forumit Ekonomik Botëror, është më e lartë se në Itali, Francë apo Austri.

Me dimrin fare pranë, temperaturat gjatë mëngjesit dhe natës janë ulur ndjeshëm e duke qenë se prindërit duan t’u krijojnë fëmijëve të tyre një ambient të ngrohtë e të rehatshëm, këto shpenzime vijnë në rritje dhe kthehen në një shqetësim.

Sigurisht që ka shumë mënyra për të ngrohur shtëpinë tuaj, por më i shpeshti është instalimi i një kondicioneri.

Ndaj dhe AgroWeb.org në bashkëpunim me Midea Albania ju tregojnë rreth zgjidhjes më ekonomike dhe të shëndetshme për fëmijët tuaj.

Kur vjen puna tek investimi për një kondicioner është thelbësore që përveç çmimit të konsideroni edhe harxhimin e energjisë por sidomos sa e shëndetshme është kjo aparaturë për të vegjlit tuaj.

Duke biseduar me ekspertë të kompanisë Midea Albania, AgroWeb.org arriti të listonte disa nga arsyet përse kondicioneri për fëmijë nuk duhet të mungojë këtë dimër në shtëpitë tuaja.

Balancimi i lagështirës

Një nga problemet kryesore me fëmijët e vegjël është niveli i lagështirës në shtëpi, por për më tepër në dhomën e tyre të gjumit.

Niveli i lartë i lagështirës krijon probleme me frymëmarrjen apo gjumin, ndërsa nga ana tjetër kur ajri thahet së tepërmi, fëmijët shfaqin probleme madje edhe të lëkurës.

Kondicioneri Midea përmes një aparature të zgjuar arrin që të ruajë balancën e duhur në dhomën e fëmijëve duke i mundësuar një ambient të shëndetshëm.

Sistem Vet-Pastrues

Kur vjen momenti tek pastrimi i filtrave të kondicionerit, kjo punë gjithmonë shtyhet sa më shumë.

Por kur keni fëmijë të vegjël, filtrat përmes të cilit depërton ajri duhet të jenë cilësor dhe të pastër.

Duke qenë se kondicioneri i fëmijëve Midea përmban filtra ekologjik, gjithashtu dhe mund të pastrohet vetë, ai është perfekt për shëndetin e fëmijëve tuaj.

Sistemi Mbrojtës

Një nga funksionet e kondicionerëve është pikërisht qarkullimi i ajrit në ambientet e shtëpisë.

Në dimër një nga problemet më të zakonshme me kondicionerët është mpiksja e vajit gjë që çon në tejnxehje të motorit.

Kjo mund të duket diçka teknike, por faktikisht ka një ndikim shumë të madh në kapacitetin e lëvizjes së ajrit por edhe në cilësinë e tij.

Teknikët e kompanisë Midea Albania, pohojnë se kondicioneri i fëmijëve i përket linjës ‘smart’, që do të thotë ai mund të analizojë problemet dhe të përmirësojë performancën automatikisht.

Ndaj dhe ju do të jeni të sigurt që fëmijët tuaj do të marrin ajër të pastër dhe të padëmshëm.

Ekonomik në Harxhimin e Energjisë

Duke qenë se kondicioneri Midea Kids i përket grupit të pajisjeve elektrike A+++, ai shpenzon fare pak energji, duke mbajtur fëmijët tuaj ngrohtë por edhe me ajër cilësor.

Përveç këtyre avantazheve, ky kondicioner ka edhe një çmim të përballueshëm.

Ju mund ta bëni tuajin për vetëm 390 euro dhe madje mund të përzgjidhni mes dy dizajnëve duke qenë se kondicionerët Midea Kids janë përshtatur edhe në ngjyra por edhe në figura, perfekt për t’i dhënë dhomës së fëmijëve një pamje më të dashur.

Ndaj me këto zgjedhje të zgjuara ju do të investoni jo vetëm në një pajisje por edhe në një orendi zbukuruese./AgroWeb.org