Rritja e aksesit në financim e fermerëve dhe agrobiznesit ka zgjeruar investimet dhe kontributin e sektorit të bujqësisë në ekonominë e vendit.

Në këtë drejtim projekti i USAID-it SmartCapital, po mbështet fermerët dhe agrobiznesin, për të përfituar nga kreditë e buta, Fondi i Garantimit të Kredive si dhe nga programi IPARD II për të siguruar grante dhe financim, në zhvillimin e sipërmarrjeve në sektorin rural, që kontribuojë në zhvillimin ekonomik në Shqipëri.

Si rezultat i partneritetit me “Creative Business Solutions”, 13 agrobiznese në Korçë dhe Fier kanë patur akses në më shumë se 500,000 dollarë të kapitalit investues në tre muajt e fundit.

Ky është një lajm i shkëlqyer dhe një zhvillim me shumë impakt, i cili ka krijuar vende të reja pune dhe ka hapur mundësi të reja biznesi.

USAID inkurajon agrobizneset të përfitojnë nga shërbimet e SmartCapital në mënyrë që të maksimizojnë potencialin e biznesit te tyre.