Njeriu nuk i parashikon dot problemet e ndryshme mjekësore që mund të hasë në udhëtim.
Por pavarësisht kësaj, ai mund të përgatitet për çdo të papritur.
Të qënit sëmurë e prish të gjithë bukurinë e pushimeve apo të një udhëtimi, ndaj e mira e të mirave është që të merrni masa paraprake.
Si Të Përgatiteni Për Çdo Të Papritur
AgroWeb.org këhillon që, përpara se të niseni me pushime, është e rëndësishme që të konsultoheni me mjekun.
Në varësi të destinacionit ku do të udhëtoni, ju mund të keni nevojë për mjekime specifike.
Mjeku mund t’ju rekomandojë një listë të volitshme të medikamenteve bazë që mund t’ju duhen kur të jeni larg shtëpisë.
Një nga sendet më të vyera që nuk duhet të mungojë në valixhen tuaj, është kutia e ndihmës së shpejtë.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për medikamentet që duhet të merrni patjetër në udhëtimin tuaj të rradhës.
Barna Për Sistemin Tretës
Shumica e problemve shëndetësore që njeriu pëson në udhëtim, prekin sistemin tretës.
Ndaj është shumë e rëndësishme që të merrni me vete medikamente kundër diaresë, konstipacionit, të vjellave e të tjerë.
Mjeku mund të rekomandojë antibiotikë specifikë për diarenë që mund t’ju kapë gjatë udhëtimit.
Nëse diarea nuk zhduket pas përdorimit të medikamenteve që keni marrë me vete, atëherë kërkoni ndihmë mjekësore në destinacion.
Medikamente Për Rrugët E Frymëmarrjes
Këto medikamente mund t’ju vijnë në ndihmë nëse prekeni nga alergjitë, gripi apo i ftohti nëse zgjidhni të shkoni në mal.
Mjeku mund t’ju këshillojë solucione apo tretësira të ndryshme kundër të ftohtit, por edhe ilaçe kundër dhimbjeve.
Termometri është gjithashtu një aparat që nuk duhet të mungojë kurrë në valixhen tuaj.
Medikamentet Për Problemet Me Lëkurën
AgroWeb.org rekomandon se artikuj të rëndësishëm që duhet të keni në kutinë e ndihmës së shpejtë janë :
Fasho,
Likoplast, edhe disa të posaçëm për det kundër ujit
Jod
Kremëra antibiotikë
Kremëra kundër pickimit dhe kruarjeve
Suplement melatonine për të zgjidhur problemet me gjumin,
Medikamente kundër të vjellave
Medikamete për dhimbjen e kokës dhe barkut
Në këtë mënyrë, përpos të papriturave, do të ndiheni më të sigurtë në udhëtimin tuaj./AgroWeb.org
Lini një Përgjigje