Lëngu i Manaferrave – Athtësia Plot Vlera

1.4k 0

Që në lashtësi, manaferrat janë përdorur si një kurë popullore kundër disa problemeve shëndetësore, pavarësisht mungesës së njohurive të sakta për profilin ushqimor të këtij fruti. Ato janë përdorur për të mbrojtur njerëzit nga të ftohtit dhe problemet me tretjen.

Kërkimet shkencore të kohëve të fundit kanë provuar nivelin e saktë të antioksidantëve dhe kapacitetin ushqyes të manaferrave.

Mrekulli kundër plakjes

Shkencëtarët kanë zbuluar se manaferrat përmbajnë disa substanca aktive siç janë anthocianina dhe resveratroli të cilit ekspertët i thurin lavde për ndikimin e mrekullueshëm kundër plakjes apo pastrimit të organizmit.

Ekspertët mendojnë se resveratroli tek lëngu i manaferrave rikthen gjallërinë dhe rininë e lëkurës, madje parandalon shfaqjen e rrudhave.

Lëng manaferrash për stomak të shëndetshëm

Ekspertët kanë provuar gjithashtu që manaferrat kanë aftësi të kurojnë disa sëmundje në sistemin tretës. Ato promovojnë sekretimin e lëngut gastrik, shtojnë oreksin, parandalojnë konstipacionin dhe përmirësojnë tretjen.

Falë përmbajtjes së pasur të vitaminave dhe antioksidantëve, manaferrat ndihmojnë në kurimin e sëmundjeve kronike si gastriti ose hepatiti.

Lëngu i manaferrave trajton aneminë

Manaferrat kanë aftësi të promovojnë një prodhim të shëndetshëm lëngjesh në organizëm, por edhe të ruajnë ekuilibrat e duhur. Përmbajtja e lartë e vitaminave dhe mineraleve pasuron gjakun dhe qetëson nervat.

Këta mekanizma ndihmojnë në trajtimin e anemisë dhe simptomat e saj siç janë zverdhja e lëkurës, marramendjen dhe çrregullimet e rrahjeve të zemrës. Lëngu i manaferrave mund të vijë në ndihmë edhe kundër pagjumësisë.

Përbërësit

• 1 kg manaferra
• 900 gramë sheqer kaf

Udhëzimet:

1. Vishni doreza kur të mblidhni manaferrat e freskëta.
2. Lajini dhe pastrojini me ujë të rrjedhshëm
3. Përdorni një mikser frutash dhe përzijini së bashku deri sa lëngu të jetë i njëtrajtshëm. Nëse ju mungon një pajisje e tillë, hidhini manaferrat në një tenxhere dhe lërini të ziejnë deri sa të zbuten.
4. Kullojeni lëngun me një napë dhe hiqni lëkurën dhe farat e frutit.
5. Hidheni lëngun e filtruar në mikser edhe njëherë që të garantoni njëtrajtshmëri të tij.
6. Shtoni sheqerin për ta ëmbëlsuar sipas preferencës ose mjaltin.
7. Shërbejeni të ftohtë me kuba akulli./AgroWeb.org