MACFRUT 2016 | 14-16 Shtator | Rimini, Itali

377 0

Panairi Profesional i Frutave dhe Perimeve, Macfrut që do të zhvillohet në Rimini, Itali në14-16 shtator, është një mundësi shumë e mirë për sipërmarrjet shqiptare që operojnë në sektorë të tillë si ai i pemtarisë dhe perimeve. Ky event po bëhet gjithnjë e më shumë një ngjarje ndërkombëtare që ofron mundësinë për të bërë biznes, me produkte të shkëlqyera nga zona lokale. Macfrut është një panair shume i rëndesishëm për profesionistët që operojnë në sektorin e pemëve dhe perimeve në Itali dhe në Evropë. Numri në rritje i kompanive italiane dhe të huaja që marrin pjesë, dhe një gamë e gjerë e iniciativave që synojnë nxitjen e inovacionit dhe ndërkombëtarizimit janë karakteristikat që e bëjnë atë një ngjarje me rëndësi të madhe.

Kompanitë që do të marrin pjesë, përfaqësojnë të gjithë zinxhirin e furnizimit: Më konkretisht 11 sektorë (Farërat, Sherbim & Fidanishte, Teknologji Prodhimi, Tregti dhe Shitje me Pakicë, Makineri Përpunimi, Materiale Paketimi, Prerje të Freskëta, Fruta të Thata, Logjistikë dhe shërbime), si dhe takime biznesi, dhoma konferencash plotesisht të pajisura dhe shumë evente të tjera për t’i ofruar vizitorëve jo vetëm mundësitë e biznesit, por edhe një rast për të mësuar dhe diskutuar. Për më shumë klikoni linkun