Manat Goxhi, Frutat e Kuqe që Zgjasin Jetën

2.2k 0

Manat goxhi, apo siç gjenden zakonisht me emri manat goji, janë një frut që vjen nga bimës botanike Lycium barbarum. Këto kokrra të vogla janë përdorur në mjekësinë tradicionale popullore prej shumë kohësh. Studime të fundit kanë zbuluar fakte që mbështesin idetë popullore për vlerat e këtyre manave.

Shumë prej frutave të pyllit ofrojnë antioksidantë plot vlera që e mbrojnë trupin nga sëmundjet kronike. Por Manat Goji kanë edhe vlera shtesë në përmirësimin e shëndetit të syve.

Këto kokrra të kuqe forcojnë sistemin imunitar, aktivitetin e trurit, luftojnë sëmundjet e zemrës, kancerit dhe të zgjasin jetën. Manat goji përmbajnë vitaminën C, B2, A, hekur, selenium dhe antioksidantë të tjerë siç janë polisakaridet.

Në Shqipëri, këto kokrra mbeten një risi në mesin e fermerëve vendas duke qenë se kultivimi i këtyre manave është akoma në fazën eksperimentale. Në Kosovë, fermerët kanë përparuar ndjeshëm në lidhje me kultivimin e manave goji. 

Shumë prej këtyre fermerëve dhe bizneseve në sektorin e bujqësisë, kultivimi i manave goji është kthyer në një iniciativë fitimprurëse që plotëson kërkesat lokale për këto fruta.

Manat goji kryesisht importohen dhe kanë një çmim të lartë. Rrjedhimisht agrobizneset shqiptare të Kosovës kanë investuar me seriozitet në mbjelljen e jo vetëm të manave goji, por edhe aronias.

Manat goji vijnë në paketime të vogla, gjë që e lehtëson konsumimin e tyre. Në këtë mënyrë, konsumatori merr një nivel të lartë ushqyesish në një sasi të vogël frutash. Për shembull, nëse do të krahasonit vlerat e manave goji me atë të portokalleve do të mësonit se manat goji kanë 500 herë më shumë vitaminë C se sa portokallet.

Vetitë dhe vlerat më të spikatura të Manave Goji

Rrisin mirëqenien

Një studim i publikuar në “Journal of Alternative and Complementary Medicine,” shpjegon se lëngu i manave goji ka një ndikim pozitiv në mirëqenien e përgjithshme. Pjesëmarrësit në studim pinë lëng manash goji çdo ditë për 15 ditë dhe treguan për një nivel të përmirësuar energjie, cilësie gjumi dhe ndjenje të kënaqësisë. Pas 15 ditësh, grupi pjesëmarrës jo vetëm që raportoi nivele më të larta të humorit, por edhe energjisë dhe tretjes, si dhe më pak lodhje e më pak stres.

Mbrojtje nga rrezatimi ultravjollcë

Lëngu i manave goji zvogëlon dëmet nga rrezatimi ultravjollcë. Ky lëng ul edhe inflamacionin e shkaktuar nga djegia e diellit.

Mbrojnë shëndetin e syve

Manat goji mbrojnë shëndetin e syve nga sëmundjet që vijnë si pasojë e moshës. Ato përbëjnë një kurë natyrale kundër këtyre sëmundjeve dhe përmirësojnë shikimin në përgjithësi, falë nivelit të lartë të antioksidantëve (veçanërisht zeaksanthina) që zvogëlon dëmet e shkaktuara nga rrezatimet ultravjollcë, radikalet e lira dhe format e tjera të stresit oksidues.

Luftojnë radikalet e lira

Këto kokrra të vogla përmbajnë shumë antioksidantë siç janë polifenolët që mbrojnë nga zhvillimi i radikaleve të lira. Antioksidantët luftojnë këto radikale dhe riparojnë dëmet e shkaktuara nga inflamacioni dhe stresi oksidues, të cilat janë shkaktarë të zhvillimit të tumorëve.

Pastrojnë mëlçinë

Manat goji besohet se mbrojnë mëlçinë dhe përdoren së bashku me jamballin ose likuirician dhe barishte të tjera të dobishme për pastrimin e mëlçisë. Kjo është arsyeja përse manat goji përdoren në supa dhe gatime të tjera të buta për njerëzit e sëmurë.

Ekuilibrojnë sheqerin në gjak

Manat goji janë veçanërisht të dobishme për njerëzit që vuajnë nga diabeti, sepse mbajnë nën kontroll çlirimin e sheqerit në gjak duke parandaluar luhatjet e tij./AgroWeb.org