Mareja e egër, legjendat dhe të vërtetat

2.7k 0

Shqiptarët shpesh janë konfuzë për emrat dhe pamjen e frutave, sidomos ato të pyllit. Mareja nuk bën asnjë përjashtim në këtë rast. Emri botanik i maresë është Arbutus Unedo dhe AgroWeb po ju sjell në vëmendje këtë frut unik. Bima e maresë e cila ka ngjashmëri me boronicat e kuqe, shpesh përdoret për zbukurim. Kjo bimë formon atë që njihet si “pema e dredhëzës”. Frutat që ajo çel janë të formave dhe ngjyrave të ndryshme. Shumë prej bimëve çelin lule të bardha dhe gjethe të shndritshme me gjemba. Fruti i maresë ka përmasat e dredhëzës ndaj këtu ka lindur edhe pseudonimi “pema e dredhëzës.” Shija e saj është unike dhe freskuese, ndonëse pak të thartë.

Në rajonin e Mesdheut kokrrat e egra Arbutus janë mbledhur dhe vlerësuar prej kohësh. Në këto vende, mareja konsiderohet si një pemë frutash me shumë potencial. Mareja është pjesë e trashëgimisë shqiptare ndonëse këto bimë nuk janë kultivuar për përdorim komercial. Nga njëra zonë e vendit në tjetrën, emri ndryshon nga mare’ në koçimare, por shija mbetet e njëjta.

Mareja rritet e egër në natyrë. Mbledhja e këtyre frutave është një aktivitet i rëndësishëm për njerëzit që jetojnë pranë zonave ku rritet ajo. Marenë mund ta gjeni në tregun e fshatarëve. Njerëzit që e konsumojnë marenë e vlerësojnë atë jashtëzakonisht shumë.

Një nga specialitetet më të çmuara Shqipëtarë është rakia e maresë. Por ajo përdoret edhe për reçel, marmaladë dhe gliko. Shija e tyre nuk ka të krahasuar. Fruti i maresë është i ngrënshëm kur është mbipjekur. Mbipjekja e shkakton fermentimin e frutit, dhe kjo e bën atë të prodhojë sasi të vogla alkoli. Prej këtej vjen legjenda që nëse e tepron me të ngrënit e maresë, atëherë mund të dehesh sikur ke pirë alkool. Fruti ka vlera ushqimore dhe është i mbushur me vitamina dhe minerale. Mareja përmban sasi të mëdha farash. Secila prej tyre përmban nga një mineral që shërben për rritjen e bimës ndërkohë që tuli i maresë përmban sasi të mëdha të vitaminës C dhe sheqerna komplekse.

Mareja është një burim i mirë vitamine C dhe fibra. Ajo është e pasur me sheqerna dhe kalium. Foto: WebLibrary

Shkurrja e maresë mund të rritet si pemë me një ose shumë degë. Ajo mund të arrijë deri në 10 metra. Zakonisht kjo shkurre e madhe mund të prodhojë disa lloje frutash në të njëjtën kohë. Nëse shkurrja lejohet të rritet në një pemë të mirëfilltë, lëvorja e saj ka një substancë që njihet si taninë, që përdoret për nxirjen e lëkurës. Gjethet kanë gjetur përdorim në mjekësinë popullore për efektet kundër infesioneve urinare. Ato janë antiseptike dhe përdoren për gargare për të kuruar fytin, ulçerën e gojës, por edhe për të shëruar të çarat në lëkurë dhe plagët. Druri i maresë vlerësohet shumë në prodhimin e qymyrit të drurit që digjet ngadalë.

Prodhimi i një pije alkolike me marenë është një proçedurë shumë e thjeshtë. Përdoret majaja për të zbutur frutin. Ai copëtohet, shtrydhet dhe shtypet dhe mbahet në një enë të madhe të mbuluar. Më pas lëngu i frutit distilohet duke prodhuar një raki të një cilësie të shkëlqyer me një sasi alkoli prej 40-50 përqind. Mareja është një burim i mirë vitamine C dhe fibra. Ajo është e pasur me sheqerna dhe kalium. Ajo ka sasi të vogla yndyrnash dhe natrium, por është e pasur me kalcium. Këto vlera së bashku me faktin që fruti gjendet me shumicë në të gjithë mesdheun, do të thotë që këto kokrra mund të bëhen një burim i pasur vlerash shëndetësore që gjen përdorime të shumta. Mareja ka sasi të mëdha antioksidantësh, acid galik, taninë, vitaminë C, vitaminë E dhe karotenoidë që sugjerojnë se mareja është një ushqim që promovon fort shëndetin e mirë./AgroWeb.org/