Mashtrimi Aziatik – Kripë Rrugësh për Kripë Tavoline

443 0

Kur vjen puna tek ushqimi dhe pijet, rëndësia e cilësisë është gjithnjë e më e madhe. Rastet më të pastra ditore të mashtrimit që regjistrohen në mbarë vendet e Bashkimit Evropian, përfshijnë edhe shitjen e kripës për rrugët në vend të kripës së tavolinës, peshkut të kultivuar apo rezervati, në vend të peshkut të ujrave të egër, orizin plastik e shumë të tjerave për të cilat AgroWeb.org ka ngritur shqetësimin herë pas here.

Një nga shqetësimet kryesore të kohëve të sotme është kripa industriale e prodhuar në vendet Aziatike, që është tejet e dëmshme për njerëzit. Problemi qëndron në faktin se këto vende prodhojnë pothuaj shumicën e të gjithë kripës në Botë- rreth 90 Milion ton në vit. 91% e kësaj sasie është kripë industriale e pangrënshme, që përmban metale të rënda dhe substanca të rrezikshme

Për fatin e keq, këto vende renditen në mesin e eksportuesve më të mëdhenj të kripës në mbarë botën. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të lexoni më shumë informacion të nevojshëm për rreziqet që na kanosen nga ky produkt.

Kripa industriale

Vendet aziatike shpesh eksportojnë kripën e prodhuar për qëllime industriale si kripë tavoline. Rreziku që edhe Shqipëria të importojë kripë industriale është lartë. Konsumimi i kësaj kripe shkakton goditje në tru, atak në zemër, tension të lartë gjaku dhe hipertension.

Kripa industriale është e papërshtatshme për konsum njerëzor. Pavarësisht kësaj të vërtete, ky produkt është shitur si kripë tryeze për 13 vjet me rradhë. Kripa industriale mund të shkaktojë jo vetëm probleme mendore dhe fizike, prodhim të ulët të hormoneve të gjëndrës tiroide dhe çrregullime me sistemin riprodhues.

Në janar të këtij viti u raportua për rreth 50 fabrika të rëndësishme ushqimore të vendeve Aziatike, të cilat prej vitesh përdornin ato që mediat i quajtën “produkte të rrezikshëme” ku përfshiheshin kripa industriale, ngjyruesit artificialë e të tjerë.

AgroWeb.org i referohet të përditshmes Global Times ku deklarohet se: “Kripa industriale është e rrezikshme, pasi përmban kimikatë të rrezikshëm, siç është nitriti dhe metale të rënda që dëmtojnë mëlçinë dhe veshkat.”

Kripa industriale që ofrohet për konsum ditor mund të përmbajë metale të rënda dhe të rrezikshme siç janë plumbi, arseniku, mërkuri ose nitritet. Akumulimi gradual i këtyre substancave në organizëm kontribuon në dëmtimin e nervave dhe shfaqjen e kancerit.

Kripa industriale shpesh përzihet me kripën e tavolinës. Konsumatorët e pafat mund të kenë kontakt të drejtpërdrejtë me këtë lloj kripe, por ka raste kur ajo përdoret edhe në produktet e fermentuara, perimet turshi, ose produktet artificiale të konservuara.

Kostoja e prodhimit të kripës industriale është shumë e lirë. Ajo kushton më pak se kripa e tavolinës dhe automatikisht kthehet në një zgjedhje të mirë për konsumatorin e paditur.

Ndryshimi
Ndryshimi kryesor mes kripës industriale dhe kripës së tavolinës qëndron tek metalet e rënda. Kripa industriale përmban sasi të larta të këtyre substancave. Konsumatori mund të bëjë ndryshimin mes dy produkteve nëpërmjet ngjyrës. Kripa industriale ka nuancë të verdhë, sepse nuk përmban iodinë të shtuar, ndërsa kripa e tryezës është gjithnjë e bardhë./AgroWeb.org