Mrekullitë e Përdorimeve të Aloe Verës

1.5k 0

Një prej përdorimeve më të fuqishme të Aloe Vera është si vaj esencial me veti të shkëlqyera për organizmin. Gjethet e kësaj bime dhe xheli në veçanti ofrojnë pjesën madhore të të gjithë vlerave ushqyese. Këto dy pjesë të bimës përdoren zakonisht për përgatitjen e këtij vaji.

Egjiptianët e lashtë e vlerësonin shumë bimën e Aloe Verës dhe e përdornin atë si një kurë kundër infeksioneve, acarimeve të lëkurës, djegieve etj. Ata e quanin Aloe Verën “bima e përjetësisë.” Ju këshillojmë të lexoni këtë artikull të përgatitur nga AgroWeb.org për më shumë detaje mbi vlerat e vajit esencial të Aloe Verës dhe si ta përgatisni atë.

Vlerat shëndetësore të vajit esencial të Aloe Verës

Vaji i Aloe Verës përmban shumë antioksidantë, vitamina C, E, B, allantoinë, proteina, minerale, polisakaride, enzima, amino acide dhe beta karoten.

1. Shëndeti i stomakut
Vaji i Aloe Verës ka shumë avantazhe kundër inflamacionit. Ai ndihmon në oksigjenimin e gjakut dhe ndihmon qelizat që të mbrojnë sistemin tretës. Ky vaj është me të vërtetë i dobishëm për të trajtuar sindromën e zorrës së irrituar, konstipacionin dhe refluksin acid.

2. Kundër shenjave të lëkurës
Ky vaj përshpejton procesin e shërimit të lëkurës dhe parandalon formimin e shenjave. Vaji i Aloe Verës gjithashtu mundet të shërojë zgjerimin e kapilarëve duke e mbajtur lëkurën të bukur dhe të shëndetshme.

4. Sistemi imunitar
Vaji i Aloe Verës përdoret për të mbajtur nën kontroll nivelet e glukozës në gjak dhe diabetin. Ai mundet të kurojë epilepsinë, azmën dhe osteoartritin duke forcuar sistemin imunitar e në të njëjtën kohë duke luftuar infeksionet. Ky lloj vaji lufton bakteret, mykun, virozat dhe inflamacionet.

4. Deodorant natyral
Vaji i Aloe Verës ka një aromë shumë të mirë, ndaj ju mund ta përdorni si një deodorant natyral për të larguar aromat e pakëndshme të trupit. Për më tepër, ky vaj mban nën kontroll problemet me djersitjen. Atë mund ta aplikoni si vaj duke lyer zonat që djersisin më shumë ose ta përdorni si spërkatës për të njëjtat arsye.

5. Shëndeti i lëkurës dhe i flokëve
Vaji i Aloe Verës përdoret si një kurë natyrale kundër akneve. Ai e zbut lëkurën dhe e mbron kundër infeksioneve. Vajin e Aloe Verës mund ta përdorni rregullisht edhe në flokë, për të parandaluar rënien e tyre.

Si të përgatisni vajin e Aloe Verës në shtëpi
Më poshtë do të lexoni disa këshilla mjaft interesante nga AgroWeb.org për përgatitjen e vajit esencial të Aloe Verës.

Ju nevojiten:
• Gjysmë gote me xhel aloe vera (direkt nga gjethet ose nga një dyqan i specializuar)
• Gjysëm gote me vaj arre kokosi që gjendet në çdo farmaci ose vaj ulliri ekstra i virgjër
• 2-3 pika të vajit të bajames që e gjeni lehtë në farmaci
• 1 enë e posaçme

Udhëzimet:
1. Përzieni xhelin e Aloe Verës bashkë me vajin e arrës së kokosit ose të ullirit në një enë në masën 1:1.
2. Shtoni 2 deri në 3 pika të vajit të bajames dhe përziejini mirë.
3. Ngroheni lëngun në një tenxhere në zjarr të ngadaltë për 10 minuta.
4. Lëreni vajin të ftohet.
5. Më pas mund ta përdorni. Fërkoni trupin, krahët, këmbët, kraharorin jo vetëm për të zbutur lëkurën, por edhe për të qetësuar muskujt.
6. Vajin mund ta ruani në një vend të thatë për 3 javë. Mund ta mbani edhe në frigorifer për të mbrojtur vlerat.

Kini kujdes të mos e teproni me përdorimin e këtij vaji sepse mund të shkaktojë alergji tek disa njerëz. Nëse dëshironi të shikoni nëse jeni alergjikë ndaj këtij vaji, bëni një test në trup duke hedhur një pikë në një zonë të lëkurës./AgroWeb.org