Natyrale, Organike dhe të Shëndetshme

520 0

 

 

T’u mundësosh fëmijëve ushqim të shëndetshëm, nuk është edhe aq e lehtë. Në përgjithësi, duket sikur ushqimi i zakonshëm i një fëmije shqiptar konsiston në Nutella, sanduiç, byrek, pica dhe të gjitha llojet e ëmbëlsirave. Gjithë çështja qëndron në zgjedhjen e gatimit të dëshiruar dhe zëvendësimin e përbërësve industrialë (të përpunuar) me zëvendësues të shëndetshëm. AgroWeb ka përpiluar për një listë me zëvendësues lehtësisht të gjetshëm:

1. Nëse fëmijëve të tu u është ngritur mendja për akullore, zgjidh një alternativë më të shëndetshme – banane e ngrirë. Ngrij një banane, grije deri sa të bëhet pure, shto disa manaferra apo çokollatë të zezë të shkrirë dhe shijo një akullore të mrekullueshme bananeje, që të shpërblen me potas të nevojshëm për organizmin, seatoninë dhe fibra.

2. Kur pjek kek apo ëmbëlsira të tjera furre, zëvendësoje miellin me pure fasuleje të zezë të konsevuar (1 filxhan me pure fasuleje të zezë për 1 filxhan mielli). Kjo, jo vetëm që do ta bëjë kekun më të shijshëm, por gjithashtu do t’u mundësojë konsumin e tij, atyre që nuk e pranojnë dot glutenin në organizëm.

3. Atëherë kur gatimi të kërkon gjalpë, përdor purenë e avokados. Veshtullia e avokados e bën atë një zëvendësues të përsosur të gjalpit.

4. Përdor vanilje të lëngshme në vend të sheqerit (gjysmë luge ekstrakt vanilje për dy lugë sheqeri), sepse kur të nevojitet, e nxjerr gatimin përfundimtar më të shëndetshëm dhe aromatik.

5. Zëvendëso orizin e errët me oriz të bardhë. Megjithëse do t’ju duhet ca kohë të mësoheni me shijen e re, përfitimet shëndetësore janë të shumta.

6. Përdor makarona gruri në vend të makaronave të zakonshme.

7. Përdor pure’ lulelakre në vend të puresë së patates. Lulelakra përmban më pak kalori, por shijon njësoj kur bëhet pure’.

8. Përdor kosin me fruta të bërë vetë në vend të atij të gatshëm. Njëlloj përdor kos në vend të majonezës, për arsyet shumë të qarta të shpjeguara më sipër.

9. Përdor kokoshka në vend të patatinave. Mbeten të preferuarat e fëmijëve të të gjitha kohërave, mund të jetë një alternativë e shëndetshme, por kujdes tek sasia e tepërt e kripës dhe e gjalpit gjatë përgatitjes!

10. Përdor zjerjen me avull në vend të valimit në ujë. Herën e parë që dëshiron të bësh pure me njërën nga perimet e tua të preferuara, vendosi ato në avull në vend të tejzierjes së tyre në ujë. Kjo praktikë, i ruan më tepër vitaminat e perimeve./AgroWeb.org/