Nga Kina Vjen Luleshtrydhja Blu

1.4k 0

Një produkt i ri po vjen nga Kina. Mban emrin Luleshtrydhja Blu. Shkencëtarët kinezë kanë arritur të modifikojnë gjenetikisht kultivarin Fragaria x ananassa dhe kanë krijuar këtë frut të pazakontë. Mos u keqkuptoni, nuk po flasim për një frut thjesht të modifikuar gjenetikisht.

Shkencëtarët kinezë pretendojnë se ata kanë injektuar farat e bim&eeuml;s së luleshtrydhes me genet e një peshku të quajtur Liopsetta glacialis. Bëhet fjalë për një specie peshku në organizmin e të cilit gjenden substanca që i vijnë në ndihmë dhe parandalojnë ngrirjen si pasojë e ujërave të ftohtë polarë.

Glikoproteinat kundër ngrirjes gjenden në disa peshq të tjerë që kanë habitatin e tyre në ujërat e ftohta. Këto substanca gjenden edhe tek disa shpendë të tjerë të klimës së ftohtë. Megjithatë glikoproteinat e peshkut të Arktikut janë më efikasët në parandalimin e ngrirjes nga i ftohti.

Si rezultat i këtij modifikimi gjenetik, shkencëtarët kinezë kanë krijuar një luleshtrydhe me nuancat e blusë neon që nuk ngjan aspak me kokrrën e kuqe që jemi mësuar të shohim deri më tani.

Natyrshëm lind pyetja, a kishte nevojë për prodhimin e kësaj luleshtrydheje blu? Industria kineze e ushqimit ka qenë prej kohësh në kërkim të një varianti të këtij fruti që mund t’i rezistonte ngricave, dëborës, të ftohtit dhe motit të keq në përgjithësi dhe që mbi të gjitha duhet të kishte një shije të mirë.

Shkencëtarët kinezë pretendojnë se shija e këtij fruti ngjyrë blu është e njëjtë me kultivarin e kuq, por sa peshë ka fjala e tyre kur po flasim për një produkt të prodhuar dhe të krijuar vetëm në Kinë dhe që bota nuk e ka parë ndonjëherë.

Pra, prova të sakta mbi shijen e këtij produkti nuk ka, ndonëse çdo shpikje kineze pretendohet të bazohet në shkencë. Që në vitin 1998, publikimet e Departamentit Amerikan për Sigurinë Ushqimore dhe Bujqësinë i janë referuar mundësisë së transferimit të genit të proteinës të lartpërmendur në bimën e luleshtrydhes.

Për më tepër, një artikull i publikuar në Nju Jork Tajms shkruante për ushqimet e modifikuara gjenetikisht duke shpjeguar se “geni kundër ngrirjes nga peshku i Arktikut është përshtatur me luleshtrydhet për të garantuar tejzgjatjen e stinës së kultivimit të tyre në vendet e veriut. Por kundrejt asaj që mendojnë shumica e njerëzve, ky modifikim nuk e bën luleshtrydhen aspak të ketë shije peshku.”

Janë me qindra kompani kineze që po shesin Luleshtrydhen Blu dhe farat e saj. Platformat online si Alibaba.com po reklamojnë përfitimet dhe po shesin farat e këtij kultivari të padëgjuar, ndaj mos u habisni kur shpejt të shikoni një luleshtrydhe blu.

Sipas informacioneve të korrespondentëve vullnetarë të AgroWeb.org në Greqi, disa parcela hektarëshe në Kretë dhe përgjatë aksit Selanik – Athinë kanë filluar kultivimin e luleshtrydhes blu duke parë kuriozitetin e tregjeve evropiane nda kësaj risie të çuditshme.

Megjithatë, çdo konsumator duhet të marrë në konsideratë dy fakte. E para, fruti në fjalë është një produkt krejtësisht i modifikuar gjenetikisht nëpërmjet një proçedure kineze. Së dyti, nuk ka studime dhe fakte që të provojnë se ky frut nuk dëmton organizmin.

Si mendoni? A do ta provonit një luleshtrydhe blu? Ndani mendimet tuaja në komentet në Facebook./AgroWeb.org