OBSH: Më Shumë të Rinj po Raportojnë Probleme të Shëndetit Mendor

379 0

Sipas një sondazhi të ri, shifrat e adoleshentëve nga Europa që po raportojnë probleme të shëndetit mendor janë në rritje, teksa ka theksuar se mënyra sesi qeveritë do e trajtojnë këtë problem do të “lejë gjurmë edhe në brezat e ardhshëm”.

Më shumë se 227 mijë nxënës nga mosha 11-15 vjeç morën pjesë në studimin ndërkombëtar “Sjellja shëndetësore tek fëmijët në moshë shkollore”. Studimi u publikua të martën nga zyra e europiane Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ata zbuluan se në shumë vende të Europës mirëqenia mendore e adoleshentëve ishte në rënie.

Një në katër adoleshentë, për shembull, kishin raportuar se ndiheshin nervoz, të irrituar ose se kishin probleme me gjumin të paktën një herë në javë.

Përdorimi i teknologjise

Gjendja e tyre mendore vinte duke u rënduar teksa rriteshin në moshë, veçanërisht tek vajzat të cilat ishin edhe më të rrezikuara.

Në rreth një të tretën e vendeve, një numër i lartë adoleshentësh raportuan se ndiheshin nën presion prej detyrave të shtëpisë, ndërsa shifra e atyre që kanë thënë se iu pëlqen shkolla ishte në rënie.

Përdorimi i teknologjisë u sinjalizua po ashtu si problematik pasi “mund të amplifikojë dobësitë si dhe të sjellë kërcënime të reja si bulizmi kibernetik, i cili prek më shumë vajzat”.

Një në 10 adoleshentë raportuan se kishin qenë viktima të bulizmit kibernetik të paktën një herë në dy muaj e fundit.