Organiket Freskuese Kundër Toksinave

578 0

Me rolin e tij të pazëvendësueshëm si pastrues dhe hidratues të trupit, uji është arma më e lehtë dhe më efektive detoksifikuese. Të gjitha funksionet e trupit kërkojnë ujë; një komponent i rëndësishëm biologjik i të gjitha qelizave të njeriut.

Uji largon toksinat nga organet. Ai siguron një mjedis të lagësht të përshatshëm për veshët, hundën dhe fytin. Uji i mundëson mëlçisë të tresë më shpejt yndyrën e grumbulluar, duke lehtësuar punën e veshkave tona të mbingarkuara.

Oksigjeni i ujit mbartet nga qeliza në qelizë duke ndihmuar në ndërtimin e muskujve dhe duke rritur funksionet nervore dhe mendore. Uji i pijshëm ndihmon të humbasim peshë, të reduktojmë rrudhat dhe të ruajmë një lëkurë dhe thonj të shëndetshëm.

Uji natyral, i pagazuar: purifikon trupin nga brenda jashtë. Por si një pije pa shije dhe pa ngjyrë, ndonjëherë, le të themi, uji bëhet paksa i mërzitshëm. Kjo është edhe arsyeja pse lihet shpesh prapa e parakaluar nga pijet shumë joshëse, por me ngjyrues, lëngje me përbërje vitaminash dhe pijet e gazuara.

Megjithatë, uji mund të bëhet edhe shumë interesant duke shtuar madje edhe vlera të tjera dhe AgroWeb.org mund t’ju tregojë disa mënyra.

Duke shtuar copëza frutash apo perimesh në ujin që konsumojmë çdo ditë, ne mund kemi përfitime për mendjen, trupin dhe shpirtin në të njëjtën kohë. Shtimi i disa frutave dhe perimeve rrit sasinë e mineraleve dhe vitaminave që trupat tanë mund t’i konsumojnë lehtë dhe shpejt dhe në të njëjtën kohë i shtojnë vërtet shumë shije ujit, duke rritur në mënyrë të ndjeshme sasinë e ujit që konsumoni krahasuar me sasinë që konsumonit më parë.

1. Limon, kastravec dhe mente

Uji me limon është një zgjidhje e fuqishme detoksifikuese; lëngu i limonit ndihmon për të pastruar trupin. Limoni ndihmon në tretje dhe rrit sistemin tuaj imunitar. Gjithashtu, nëse shtoni disa feta kastraveci në ujë e ktheni atë në një hidratues të shkëlqyer dhe kastravec përmban veti anti-inflamatore.

Mentja i shton një shije ëmbëlsie duke eleminuar kështu sheqerin, duke ndihmuar gjithashtu në qetësimin e stomakut dhe në tretje.

2. Portokall, limon, xhinxher

Portokallet ndihmojnë për një qarkullim më të mirë të gjakut. Limonat ndihmojnë në tretje (dhe në nja aromë më të mirë të frymës) ndërsa xhinxheri është i njohur për forcimin e sistemit imunitar. Portokallet me Vitaminën C dhe përmbajtjes së tyre janë gjithashtu të pasura me minerale dhe pastrus të mirë të gjakut.

Xhinxheri është një ilaç natyral i vjetër. Rrënjët e xhinxherit ndihmojnë në përmirësimin e trejtjes, përmirësojnë gjendjen nga të ftohta, dhimbjen e fytit dhe në gjendjet gripale.

3. Kastravec, mjedër, rrush

Kastraveci është shumë hidratues dhe eleminon toksinat nga trupi. Mjedrat kanë veti anti-inflamatore, ndërsa rrushi përmban elemente anti-kancerogjene dhe pastrues të trupit. Këto fruta e perime nësë futen në ujë e pasurojnë atë me vlera dhe japin një shije freskuese.

4. Luleshtrydhe dhe limona jeshil

Luleshtrydhet janë plot element antioksidantë dhe limonat jeshilë (lime) janë një armë e fuqishme kundër plakjes falë vetive që ndihmojnë në shëndëtin e flokëve, lëkurës dhe thonjve.

5. Shalqi, kastravec dhe mente

Shalqinjtë pëmbajnë likopen i cili ndihmon në shëndetin e zemrës. Ai gjithashtu përmban amino-acide, ushques që ndihmojnë qarkullimin e gjakut, duke i shërbyer shëndetit të zemrës dhe qarkullimit të mire të gjakut në organizëm.

Si mund ta përgatisni?

Copëza frutash ose perimesh sipas zgjedhjes suaj i fusni në një shishe apo enë qelqi një litërshe. Hidhni copëza akulli deri sa t’i mbuloni. Shtoni ujë dhe vini kapakun. Futini në frigorifer së paku për 30 minuta në mënyrë që shija e frutave apo perimeve të depërtojë në ujë.

Mund t’i shtoni ujë edhe 2-3 herë të tjera frutave dhe perimeve në enë. Sigurisht, nuk do të merrni sasinë e mjaftueshme ushqyese ditore, por çdo gllënkë do t’ju ndihmojë për një shëndet më të mirë dhe pa toksina./AgroWeb.org