Panairi Ndërkombëtar Energjia & Ndërtimi Tiranë 23-25 tetor 2015

529 0

Në shekullin e 21-të, ngrohja globale, ndërgjegjësimi gjithnjë e në rritje për mbrojtjen e mjedisit, burimet e pakta të energjisë , domosdoshmëria për një ringjallje të industrisë së ndërtimit, rritja e kapaciteteve për të promovuar efiçencën e energjisë janë disa nga çështjet kryesore në industrinë e Energjisë dhe Ndërtimit.

Në Tiranë,  më 23-25 tetor 2015, do të zhvillohet Panairi i Parë Ndërkombëtar “Energjia & Ndërtimi” nën moton “Ndërto me energji një të ardhme më të mirë”. Ky panair, që organizohet nga “Tirana Expo Center” me mbështetjen e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë do të ketë në fokus ekspozimin e potencialeve të Shqipërisë, për t’u mundësuar kompanive të huaja të njihen me potencialet e tregut shqiptar,

Panairi Ndërkombëtar i Tregtisë e Energjisë dhe Ndërtimit ka për qëllim promovimin e industrisë kombëtare dhe rritjen e bashkëpunimit rajonal, duke siguruar në një mjedis të përbashkët adresimin e sfidave dhe problemeve, por edhe zgjidhjet përmes takimeve bilaterale, negociatave dhe nxitjen e bashkëveprimit rajonal dhe institucional në përputhje me pritshmëritë e kompanive pjesëmarrëse.

Ky panair është i vetmi i këtij lloji që promovon në një mjedis tërësisht profesional të gjithë zinxhirin e industrisë duke u fokusuar në dy baza kryesore: ndërtimin dhe energjinë.