Proshutat dhe sallamrat shkak për kancer

518 0

Verdikti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë se mishi i perpunuar mund të shkaktojë kancer ka krijuar një shqetësim të madh në mediat e të gjithë botës. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), vetëm 50 gram mish i përpunuar në ditë, pra më pak se dy feta proshutë mund të rrisin mundësinë e zhvillimit të kancerit të zorrës së trashë me 18%. Në raport gjithashtu theksohet se mishi i kuq mund të ishte “dhe ai kancerogjen”, por kishte pak prova për ta konfirmuar.

Mishi i përpunuar është mish i modifikuar për t’i shtuar jetëgjatësinë apo për t’i ndyshuar shijen, përmes tymosjes, shtimit të kripës apo shtesws sw konservantëve të tjerë. Janë pikërisht këto shtesa, të cilat mendohet se shtojnë rrezikun e kancerit. Gatimi me temperature të larta si në zgara, mund të krijojë aktivizojw gjithashtu kimikate kancerogjene.

OBSH ka arritur në këtë konkluzion pas këshillimit me Organizatën Ndërkombëtare të Kërkimit ndaj Kancerit, e cila vlerëson evidencat më të mira shkencore që janë në dispozicion, duke e vënë mishin e përpunuar në të njëjtën kategori me materialet radioaktive dhe kimikatet si azbesti apo arseniku, por edhe me alkolin dhe cigaren, të cilat gjithashtu shkaktojnë kancer.

Por gjithsesi, kjo nuk do të thotë se ato janë të dëmshme në mënyrë të barabartë. Një sanduiç me proshutë nuk është aq i dëmshëm sa cigarja. “Për një individ, rreziku i zhvillimit të kancerit të zorrës së trashë si pasojë e konsumit të mishit të përpunuar mbetet i vogël, por rreziku rritet me sasinë e mishit të konsumuar”, ka pohuar Dr Kurt Strait i OBSH.

Të dhënat statistikore tregojnë se çdo vit 34,000 njerëz vdesin nga kanceri për shkak të dietave me mish të përpunuar. Ndërkohë që nga kanceri i shkaktuar nga cigarja vdesin çdo vit 1 milion njerëz dhe 600.000 nga alkoli. Por nuk duhet lënë pa përmendur gjithashtu se mishi i kuq ka dhe vlera ushqyese dhe është një burim shumë i madh i hekurit, zinkut and vitaminës B12. Gjithsesi OBSH bëri të ditur se ka pak evidenca që 100 gram mishi i kuq mund të rrisin rrezikun e kancerit me 17%.

Mes vitit 1961 dhe 2002, konsumimi i mishit ka pasur një rritje dramatike në të gjithë botën. Në Shqipëri kjo sasi është rritur nga 15,3 kg në vitin 1961 në 38,2 në vitin 2002.

Paralajmërimi i një të vërtete shokuese

Ka shumë studime që në të kaluarën kanë treguar se mishi i përpunuar shton rrezikun ndaj aftësisë për të dëmtuar shëndetin e njeriut. Në vitin 2014 një studim i italianit Valter Longo i Universitetit David, i publikuar në Cell Metabolism (Metabolizmi i Qelizave), ka thënë se konsumi i rregullt i mishit tek njerëzit mbi të 50-tat ka të njëjtin efekt si cigaret në trupin e njeriut. Ndërkohë një tjetër studim në vitin 2010 i Universitetit të Harvard tregonte për një rritje të rrezikut ndaj atakut kardiak dhe diabetit tek njerëzit që konsumonin mishin e kuq të përpunuar, si proshutë dhe salçiçe, por jo tek ato që konsumonin mish të kuq të freskët.