Qytetet Ku Temperaturat Do Rriten Deri Mbi 40 Gradë – Rikthehen Ditët Vullkanike

403 0

Ndonëse korriku deri tani ishte një muaj relativisht i freskët, 10 ditëshi i fundit i tij pritet të përfshihet nga temperatura ektremisht të larta.

Një valë e re të nxehti do të përfshijë gjithë territorin e vendit ku temperaturat pritet që të kalojnë edhe mbi 40 gradë.

Sipas të dhënave meteorologjike të Meteo.al, të cilit i referohet AgroWeb.org pritet që javën e fundit të korrikut, temperaturat të rriten deri edhenë 41 gradë.

Gjithashtu, sipas të dhënave vala e të nxehtit do të përfshijë edhe ultësirën perëndimore, me qytetet e Shkodrës dhe Lezhës, e gjithashtu gjithë vijën e bregdetit të jugut.

Temperaturat e larta do të përfshijnë edhe qarkun e Beratit, përkatësisht me qytetet e Kuçovës si dhe Urën Vajgurore.

Luhatjet e Motit

Ndonëse kjo do të jetë periudha më e nxehtë për muajin korrik, pritet që pas kësaj vale të nxehti temperaturat të pësojnë një ulje të lehtë.

Por relativisht edhe muaji gusht pritet të krakaterizohet nga temperatuat e larta dhe moti i nxehtë.

Edhe Meteoalb, në një njoftim të tij sot bën me dije se temperaturat kanë nisur të rriten dhe pritet që të arrijnë në nivelet 38-39 gradë duke u intensifikuar në ditët në vijim.

Drobitja nga Vapa dhe Trajtimet E Domosdoshme

Nëse vini re shenja të drobitjes nga vapa ose goditjes nga dielli duhet të merrni menjëherë hapat e mëposhtëm:

Zhvendosuni menjëherë në hije;

Mos qëndroni më në diell;

Ndizni kondicionerin ose freskuese;

Lajeni trupin me ujë të vakët;

Pini ujë ose lëngje të tjera.

Në raste ekstreme mund të përdorni kompresa akulli në zonën e qafës, sqetullave dhe ijëve.

Me rritjen e temperaturave është e rëndësishme që njeriu të parandalojë problemet që vijnë prej tyre.

Mbajeni trupin të freskët nëpërmjet këtyre strategjive të listuara më poshtë nga AgroWeb.org:

Qëndroni në ambiente të brendshme gjatë pikut të vapës;

Kur jeni në ambiente të jashtme, mundohuni të qëndroni në hije;

Pini 2-4 gota me ujë tepër çdo orë kur jeni të ekspozuar ndaj vapës;

Vishni rroba të lehta prej pambuku;

Lahuni me ujë të vakët;

Mbani kapele;

Shmangni pije dehidratuese me alkol dhe kafeinë;

Kaloni një pjesë të ditës në një ambient me ajër të kondicionuar./AgroWeb.org