Reçeli Shqiptar i Frutave – Vlerat e Ëmbla

748 0

Duke njohur faktet mbi vlerat e reçelit të frutave të Shqipërisë, do të jeni në gjendje të merrni vendime të shëndetshme kur bëhet fjalë për ushqimin. Frutat e freskëta janë gjithmonë një zgjidhje e shëndetshme, por deri më tani, askush nuk ia ka dalë ta shtrojë mollën mbi një fetë buke, në të njëjtën mënyrë si reçeli i bërë prej saj.

Reçeli i frutave ofron shumë përfitime shëndetsore. Në krahasim me gjalpin, margarinën, çokokremin apo djathin, reçeli nuk kontribuon në shtimin e kolesterolit apo yndyrnave në organizëm.

Reçeli ndihmon në ruajtjen e një peshe të shëndetshme në rast se i bindeni racioneve të rekomanduara.

Pektina është një substancë që gjendet tek të gjithë frutat. Gjatë nxehtësisë që kërkon përgatitja e reçelit, pektina modifikohet. Pektina e modifikuar ndihmon në pakësimin e shanseve të radikaleve të lira, por edhe përmirëson shendetin e flokëve, lëkurës dhe thonjve.

Për më tepër, pektina e modifikuar ngadalëson humbjen e densitetit të kockave, pakëson konstipacionin dhe ndihmon organizmin të formojë qeliza të kuqe të gjakut.

Reçeli është i pasur me sheqer dhe një burim i shkëlqyer energjie dhe fibre. Reçelrat mbajnë nën fre urinë, por edhe na ndihmojnë të hamë më pak, pa iu dorëzuar tundimeve të ushqimit. Në këtë mënyrë, ato pakësojnë rrezikun e shfaqjes së diabetit të tipit 2.

Duke qenë se reçelrat kanë një nivel të lartë kalorish, njerëzit që duan të bien në peshë apo ata që diagnostikohen me diabet, duhet të tregohen të kujdesshëm me konsumin e reçelrave. Megjithatë, këto ëmbëlsira që përgatiten me copa frutash të shëndetshme munden të pakësojnë rrezikun e shfaqjes së goditjes në tru, atakut në zemër dhe sëmundjeve të tjera kardiovaskulare.

Reçeli përmban shumicën e vlerave shëndetsore të frutave, përfshirë elementët kryesorë që i bëjnë mirë shëndetit të zemrës dhe antioksidantët që luftojnë radikalet e lira. Këto elementë ndihmojnë në pakësimin e ritmit të zhvillimit të disa sëmundjeve. Tek femrat shtatzënë, këto substanca të dobishme parandalojnë defektet në lindje dhe në zhvillimin e fetusit. Reçeli, kur bëhet me fruta të pjekura plotësisht është një burim i përqendruar ushqyesish.

Ndonëse frutat përmbajnë një nivel të caktuar pektine, shtimi i saj gjatë përgatitjes së reçelit, ndihmon në krijimin e një xheli të shëndetshëm me një jetëgjatësi të konsiderueshme.

Në mbarë botën prodhohen lloje të ndryshme reçelrash me fruta të përziera, të cilat prodhohen nga përbërës të shijshëm e të ëmbël. 

Frutat që përdoren në këtë reçel janë të ndryshme. Ato futen në ujë të ngrohtë me sheqer që ndihmon në aktivizimin e pektinës. Kjo përzierje më pas përfiton enë të veçanta dhe rezultati është një varietet llojesh të ndryshme ëmbëlsie.

Duke shtuar sheqerin (në varësi të llojit) disa reçelra mund të përgatiten me fruta që zihen në më pak se 10 minuta në vend të të tjerëve që kërkojnë dy orë e gjysmë. Kjo kohë përgatitjeje ruan vlerën ushqyese natyrale të frutit dhe siguron jetëgjatësinë e produktit përfundimtar./AgroWeb.org