Rreziqet e fshehura në lëngjet e frutave

661 0

 

 

Prindërit në Shqipëri, si kudo në botë përpiqen fort që t’i japin fëmijëve të tyre ushqimet e duhura dhe të shëndetshme për të thyer urinë në mes vakteve. Pijet kremoze me perime dhe fruta, pure frutash apo edhe lëngjet e frutave 100% natyrale tingëllojnë si alternativa të mira për fëmijët tuaj sidomos nëse doni të shmangni sheqernat artificialë. Megjithatë gjërat nuk janë kaq të thjeshta.

Ushqimet që përdoren për të thyer urinë mes vakteve nuk duhet të kenë një nivel të ulët fibrash si një kundërpërgjigje ndaj sheqerit. Pediatrët shpjegojnë se puretë dhe lëngjet e frutave – të blera në market apo të pregatitura në shtëpi- nuk krahasohen me fibrat që marrim duke ngrënë një frut të plotë. “Jepi frut, jo lëng frutash fëmijës” thonë ata, duke sugjeruar që fëmijët mund të ushqehen shëndetshëm nëse marrin një shishe ujë dhe një frut të plotë. Këshillohet që prindërit duhet të tregojnë kujdes edhe ndaj produkteve të proçesuara që fëmijët konsumojnë. Fëmijët mund të hanë fruta të plota sa herë të duan, por jo të shuajnë urinë me pakot e lëngjeve të konservuara.

Fruti është Mbret

Pediatrët rekomandojnë që fëmijët nga mosha 1 deri në 6 vjeç të marrin jo më shumë se 170 gramë lëng frutash në ditë ndërsa ato nga mosha 7 deri në 18 vjeç nuk duhet të konsumojnë më shumë se 340 gram lëng frutash në ditë. Puretë dhe lëngjet e tjera të frutave ruajnë fibrat e zgjidhshme dhe çlirojnë fibrat e pazgjidhshme të cilat janë thelbësore për organizmin.

Kombinimi i të gjitha varieteteve të fibrave (që gjenden në frutin e plotë) vonon përthithjen e sheqerit nga sistemi tretës dhe ndihmon mëlçinë që të mos jetë aq e ekspozuar ndaj dozave të larta të sheqerit. Sa më shumë fibra të ketë një frut, aq më shumë kohë do i duhet të rrugëtojë në aparatin tretës, duke ushqyer stomakun me bakteret e nevojshme që luftojnë sëmundjet e ndryshme.

Nga ana tjetër, frutat me fibra të bëjnë të ndihesh i ngopur dhe si rrjedhojë nuk e tepron me ushqimin. “Njerëzit që konsumojnë pak fibra, hanë më shumë” thonë ekspertët. E thënë thjeshtë: Të gjithë mund të pinë 170 gram lëng frutash në ditë, por të hash tre portokalle në të njëjtën kohë është e vështirë sepse ngopesh lehtë.

Megjithatë, fëmijët nuk duhen mbajtur larg lëngjeve, sidomos ujit. Lëngjet e frutave me ngjyrë të ndezur ose të errët siç janë rrushi, shega apo boronica janë të pasur me antioksidantë dhe mund të konsumohen nga fëmijët por pa e tepruar. Disa prindër mund të mendojnë se duke blerë një lëng të proçesuar frutash në market, po i japin fëmijëve fruta edhe nëse ato nuk i hanë ato. Por kjo llogjikë është e gabuar sepse në rastin e pureve dhe lëngjeve të marketit fëmijët nuk konsumojnë fruta, por lëngje të sheqerosura dhe pa fibrat e nevojshëm për rritjen e tyre./AgroWeb.org/