Ruajtja e produkteve, plotësimi i standardeve të sigurisë ushqimore dhe menaxhimi i cilësisë

801 0

Në kuadër të projektit “Punësimi i të Rinjve në Bujqësi” financuar nga Assist Impact në partneritet me USAID, CBS Creative Business Solutions organizon trajnimin me temë “Praktikat e ruajtjes së produkteve, plotësimi i standardeve të sigurisë ushqimore dhe Menaxhimi i Cilësisë”. Projekti synon rritjen e punësimit të të rinjve nga mosha 16 deri 29 vjeç, nëpërmjet trajnimit profesional teknik dhe praktik në fushën e bujqësisë në 4 nën-sektorë të saj: Dhoma Frigoriferike, Përpunimi i Qumështit, Fruta dhe Perime & Erëza dhe Sera.

Bizneset potenciale që aktualisht punësojnë por edhe që parashikojne të punësojnë të rinj të kësaj grupmoshe si dhe të rinj të fushës së bujqësisë të regjistruar si të papunë në zyrën e punës Elbasan janë ftuar të marrin pjesë në trajnim, i cili do të mbahet nga experti kombëtar i fushës, prof. Tokli Thoma. Bizneset pjesëmarrëse në trajnim janë operatorë frigoriferikë të frutave dhe perimeve, tregtues ushqimorë që operojne në tregun “Agro-Ushqimor Elbasan” i cili është një treg modern me standarde bashkëkohore ku kryejnë aktivitetin 57 operatorë nga të cilët 13 janë dhoma frigoriferike.
Gjatë këtij trajnimi do të trajtohen temat mbi cilësine dhe standartet e produktit, faktorët e cilësisë dhe përmirësimi i saj në produktet e hortikulturës, rreziku i kontaminimit të produkteve ushqimore, menaxhimi i cilësisë, çertifikimi i cilësisë – Global GAP.
Takimi do të zhvillohet të martën, datën 11 Nëntor ora 09:00 në ambjentet e tregut “Agro-Ushqimor Elbasan”.